1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një Papë konservator në një vend modern - Benedikti i XVI viziton Britaninë e Madhe

Të enjten (16.09.) Papa Benedikti i XVI filloi një vizitë në Britaninë e Madhe. Kjo është vizita e parë e këtij lloji që prej ndarjes së kishës anglikane nga kisha romane dhe Papati në mes të shekullit të XVI.

Mbretëresha Elizabeth pret Papën Benedikt XVI në Sheshin Holyroodhouse, Edinburg, Skoci.

Mbretëresha Elizabeth pret Papën Benedikt XVI në Sheshin Holyroodhouse, Edinburg, Skoci.

Gjatë vizitës së tij Papa Benedikti i XVI nuk do ta ndiejë veten si në shtëpinë e tij . Britania e Madhe në parim është një vend shumë laik, ndikimi i fesë dhe kishës në shoqëri është shumë më i vogël se për shembull në Gjermani. Vetëm rreth dhjetë për qind e popullatës është katolike. Ateistë të njohur tani janë në qendër të vëmendjes - ata protestojnë kundër vizitës së Papës. Kështu thotë Keith Wood nga "Shoqata laike kombëtare": "Papa ka disa arsye për tu shqetësuar për shkak se ka zemërim dhe pjesërisht edhe inat për faktin që ai është ftuar për të përhapur pikëpamje të cilat me siguri nuk pranohen shumica e popullatës dhe ndoshta shumica e katolikëve."

Mbretëresha Elizabeth dhe Papa Benedict XVI

Mbretëresha Elizabeth dhe Papa Benedict XVI

Shteti britanik duhet të shpenzojë më shumë se 15 milionë euro për vizitën e dytë të një pape në Britaninë e Madhe - kjo për shumë britanikë konsiderohet si vizitë shumë e shtrenjtë. Kardinali skocez Keith O`Brein hedh poshtë kritikat e kundërshtarëve, Papa është ftuar nga mbretëresha dhe është e vetkuptueshme që ai që fton merr përsipër edhe shpenzimet. Kryeipeshkvi Vincent Nichols, kreu i kishës katolike të Anglisë mendon: "Unë jam goxha i sigurt dhe kjo është edhe përvoja ime nga komuniteti dhe bisedat e mia të përditshme në katedralën ëestminster se katolikët i gëzohen shumë kësaj vizite. Ata do ti shprehin Papa Benediktit mbështetjen e tyre."

Papa Benedikt XVI, takohet me Dukën e Edinburgut

Papa Benedikt XVI, takohet me Dukën e Edinburgut

Në bazë të anketimeve të fundit dy të tretat e popullatës britanike kanë shumë pak interes për vizitën e Papës në vendin e tyre.

Megjithë kritikat që vijnë nga ishulli Papa Benedikti i XVI ka shprehur gëzimin e tij për vizitën: "Unë gëzohem shumë për vizitën time në Mbretërinë e Bashkuar. Zoti i bekoftë njerëzitë në Britaninë e Madhe."

Autor: Torsten Huhn/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 16.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PDbj
  • Data 16.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PDbj