1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Një njohës i Gjermanisë si kryeministër

Kaq shumë afërsi me vendin fqinj ka pasur rrallë në qeverinë franceze: kryeministri i ri Jean-Marc Ayrault ka studiuar në Gjermani, flet rrjedhshëm gjermanisht dhe ka kontakte të shkëlqyeshme me politikanët gjermane.

Opposition Socialist Party leader in the French National Assembly, Jean-Marc Ayrault, gestures as he speaks during a debate at the French National Assembly in Paris, Tuesday, April 1, 2008. The French prime minister Francois Fillon said Tuesday that his country could contribute several hundred more troops to reinforce the fight against the Taliban and their al-Qaida allies in Afghanistan. (AP Photo/Francois Mori)

Jean Marc Ayrault Oppositionspolitiker Frankreich

Gjermania është e rëndësishme për Jean-Marc Ayrault: "Unë e kam ndjerë veten gjithmonë të lidhur me këtë vend", sqaron kryeministri i ri në faqen e tij të internetit. Për vite të tëra, 62-vjeçari Ayrault ka punuar si mësues i gjuhës gjermane. Kur francezi, gjithmonë i përkryer, mban kontakte me politikanët në Gjermani, ai e bën këtë me një gjermanishte të rrjedhshme. Lidhjet e tij janë të mira veçanërisht me socialdemokratët. Por kontaktet e tij nuk mungojnë as në zyrën e kancelares, si përshembull me ministrin e zyrës së kancelares, Ronald Pofalla.

Nga Merkozy në Merkollande?

Lidhjet e Ayraults mund të jenë të rëndësishme. Kjo për faktin se për shkak të ndërrimit të qeverisë në Francë kërcënohet harmonia gjermano-franceze e muajve të kaluar.

Sarkozy dhe Merkel në Paris

Sarkozy dhe Merkel në Paris

Kancelarja Angela Merkel dhe ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, kuptoheshin për mrekulli me njëri-tjetrin. Kështu që nuk është çudi që Merkel në fushatën për zgjedhjet presidenciale franceze doli hapur në krahë të Sarkozys. Madje kundërshtarit të tij François Hollande i kishte refuzuar edhe një takim në Berlin. Por as kjo nuk ndihmoi shumë: Sarkozy është histori, Hollande presidenti i ri i Francës. Gjithçka tjetër, por jo edhe një fillim premtues për një miqësi të thellë.

Por kjo nuk është e tëra: edhe nga ana përmbajtësore ka dallime mes qeverisë federale dhe udhëheqjes së re të Francës. Hollande gjatë fushatës zgjedhore kishte vënë në pikëpyetje kursin e kursimeve të propaganduar nga Berlini duke kërkuar një shtesë në paktin fiskal të inicuar nga Merkel me një komponent të rritjes. Por Merkel është skeptike, kancelarja i druhet zbutjes së kursimit.

Ayrault mund të ndihmojë që të mbajë aktive marrëdhëniet midis dy shteteve të mëdha të BE-së. "Partneriteti franko-gjerman", thekson kryeministri i ri, "duhet të vazhdojë. Kjo do të thotë se ne duhet të diskutojmë konkretisht dhe sinqerisht me njëri-tjetrin." Prioritet megjithatë, këtë e bën të qartë edhe Ayrault, ka "rifillimi i rritjes ekonomike në Evropë. Tani ne kemi nevojë për një konsensus".

Politologu, Jacques-Pierre Gougeon, nga Instituti francez për hulumtime Iris është optimist se Gjermania dhe Franca nuk do të largohen nga njëra-tjetra. "Ayrault është një person që angazhohet shumë për dialog, ai e di se si merr frymë Evropa".

Nga parlamenti në qeveri

Jean-Marc Ayrault konsiderohet si një prej njerëzve më të afërt të presidentit të ri francez Hollande. Në fushatën zgjedhore Ayrault i cili në përgjithësi konsiderohet si mjaft i matur ishte këshilltar special. Ai si Hollande i takon krahut të moderuar të socialistëve. Kryeministri i ri konsideruar si një ushtar besnik i partisë.

Politologu Jacques-Pierre Gougeon

Politologu Jacques-Pierre Gougeon

Kundërshtarët e tij e akuzojnë atë para së gjithash për mungesë përvoje në punët e qeverisë. Por ai mund të jetë gjithçka tjetër, por jo edhe fillestar në politikë. Për 15 vjet ai ka udhëhequr grupin paramentar socialist në parlamentin francez. Përveç kësaj nga viti 1989 ai ka qenë kryetar bashkie në krye të qytetit të madh perëndimor francez Nantë.

Madje një histori e vjetër nga qyteti Nantës pothuajse sa nuk i kushtoi postin kryeministrit të ri. Ayrault është dënuar në vitin 1997 me gjashtë muaj me kusht për shkak të një favorizimi. Arsyeja: shtypja e revistës informative të Nantës ishte dhënë pa tenderin e duhur publik për një kompani shefi i të cilës njihej si donator i socialistëve në atë rajon.

Si kryebashkiak atëherë ai kishte marrë përsipër përgjegjësinë, sqaroi Ayrault. "Ndershmëria ime personale nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Unë jam njeri i ndershëm dhe do të mbetem njeri i ndershëm."

Presidenti i ri Hollande kishte paralajmëruar se nuk dëshironte të kishte në Elysée politikanë të dënuar në procese gjyqësore. Megjithatë në fund ai vendosi për mikun e tij Ayrault.

Kryeministri i ri i Francës është i martuar dhe ka dy fëmijë. Në të ardhmen me sigrui që ai do të ketë më pak kohë për shetitje me makinën camper . Ayrault ka një VW-Bus mbi 30 vjeçar, me të cilin del rregullisht shetitje. Tani për shkaqe sigurie një gjë e tillë do të jetë e vështirë.