1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Një nga katër familje gjermane është e varfër - Raporti i varfërisë në Gjermani

Sipas raportit mbi varfërinë në vend, të cilin ministri gjerman i punës Olaf Scholz do ta prezantojë së shpejti përpara kabinetit qeveritar, një nga katër familje gjermane është e varfër.

Askund në Gjermani varfëria në radhët e fëmijëve është aq e lartë sa në lagjen Neukölln të Berlinit që është e mbushur me dyqane 'second-hand'.

Askund në Gjermani varfëria në radhët e fëmijëve është aq e lartë sa në lagjen Neukölln të Berlinit që është e mbushur me dyqane 'second-hand'.

Raporti i varfërisë në Gjermani është në fokus të shtypit gjerman. Në revistën javore "Der Spiegel" lexojmë:

"Gjithnjë e më shumë gjermanë po varfërohen. Sipas raportit të qeverisë gjermane për varfërinë dhe pasurinë në Gjermani, në vend është rritur dukshëm rreziku i humbjes së prestigjit social dhe rënies së të ardhurave. Mbi 18% e gjermanëve janë sipas këtij raporti të varfër. Në raportin mbi varfërinë në Gjermani të vitit 2005, numri i famijeve të varfëra përbënte rreth 13.5%. Sidomos pleqtë vuajnë nga këto zhvillime. Sidoqoftë ka ende shpresa për Gjermaninë, sepse në rast se rezultatet e raportit të qeverisë gjermane, do të krahasohen me kriteret e BE-së mbi varfërinë, atëherë vetëm 13% e gjermanëve mund të konsiderohen vërtet si të varfër."

Ndërsa në gazetën "Osthüringer Zeitung" lexojmë:

"Eshtë turp që politikanët tanë deklarojnë se duhet të kujdesemi për mosrritjen e varfërisë në vend, e cila mesa duket, është kthyer tashmë në realitet ditor. Ndonëse ishin të sigurtë mbi konsekuencat, unioni kristian-demokrat, partia social demokrate SPD dhe të gjelbërit e kanë ndryshuar disa herë refromën e pensioneve me qëllim uljen e tyre. Por të kërkosh tani pensione shtetërore është njësoj sikur të thuash nuk kemi punë me këtë zhvillim. Pikërisht kështu po sillen politikanët tanë. Edhe po ta pranojmë refromën e tregut të punës dhe të pensioneve si efekt të globalizimit të ekonomisë botërore, prapë mbetet vend i konsiderueshëm për të kritikuar politikën se ka bërë gabime. Të vetmet masa që do të ndryshojnë vëret dikur botën dhe tregun e punës janë arsimimi, kualifikimi dhe mësimi i përditshëm nga jeta."

  • Data 21.04.2008
  • Autor SH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DlDR
  • Data 21.04.2008
  • Autor SH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DlDR