1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Një në pesë gra në Gjermani pa fëmijë

Vetëm një 1,3 fëmijë për një grua në Gjermani. Kjo është mesatarja e natalitetit me të cilën nuk arrihet as riprodhimi i thjeshtë i popullatës në këtë vend. Është bërë kjo një prej temave qëndrore në Gjermani.

Nga vijnë fëmijët?

Nga vijnë fëmijët?

Së pari lajmi i mirë: shumica e grave në Gjermani vazhdojnë të kenë fëmijë. 86 përqind e grave, të cilat në kohën e anketës ishin të moshës 50 deri 75 vjeç, kanë lindur fëmijë. Ndërsa tek gratë e moshës 35 deri 49 vjeç, 78 përqind prej tyre janë nëna. Mirëpo kurrsesi nuk mund të anashkalohet as lajmi i keq: gjithnjë e më shumë gra janë pa fëmijë, në radhë të parë nga pjesa perëndimore e Gjermanisë, shpjegon Sabine Behtold (Bechtold) e entit statistikor.

Gratë lindin fëmijën e parë më vonë, ose nuk lindin fare

"Të befason fakti se mbi 40 përqind e grave e moshës 30 deri 35 vjeç në landet e Gjermanisë perëndimore nuk ka fëmijë. Shkaku qendron tek fakti se gratë lindin fëmijën e parë më vonë, ose nuk lindin fare", thotë ajo.

Mundësia që këto gra të mbetet pa fëmijë është shumë më e madhe, në qoftë se e kanë të kryer ndonjë fakultet. Këtë dëshmon shumë qartë edhe enti statistikor. "Përqindja e grave me më shumë se dy fëmijë ka lidhje edhe me nivelin shkollor. Çdo e katërta grua me nivel më të ultë shkolle ka më shumë se dy fëmijë", thekson Behtold duke shtuar se tek gratë e nivelin më të lartë shkollor, më shumë se dy fëmijë ka çdo e shtata femër.

Gjendja në Gjermaninë lindore ndryshe

Ky fenomen nuk mund të thuhet për gratë e ish - Gjermanisë lindore. Ndërkohë që edhe mosha e lindjes së fëmijës së parë është gjithnjë e më e lartë. Në fund të viteve 60-ta gratë në Gjermani janë bërë nëna mesatarisht në moshën 23 vjeçare, ndërsa sot sot me 26 vjet. Megjithatë ekspertët e entit statistikor nuk janë në gjendje të japin sugjerime të qarta për politikën e familjes që duhet ndjekur. Ata thonë se nuk është puna e tyre të këshillojnë politikën, por të prezantojmë të dhënat empirike. Në bazë të tyre mund të nxirren konkluzione. Mendoj se këto të dhëna janë shumë relevante, por konkludimet duhet ti nxjerrë politika", thotë Sabine Behtold.

Prindërit paguhen

Një prej masave që ka ndërmarrë politika është futja këtë vit e parave për prindër. Deri në 14 muaj pas lindjes, prindërit i marrin 67 përqind të rrogës. Hapi tjetër duhet të jetë shtimi i numrit të kopshteve për ëmijët më të vegjël se tre vjet.






  • Data 19.12.2007
  • Autor Monika Dittrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CdNP
  • Data 19.12.2007
  • Autor Monika Dittrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CdNP