1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Një mundësi më tepër për lëvizjen emigrantët shqiptarë në Itali

Ç'kushte duhen plotësuar për të ardhur për pushime në atdhe dhe për të rihyrë në Itali pa vizë?

Lehtësi për kalimin tranzit nga territori Italian drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Lehtësi për kalimin tranzit nga territori Italian drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Këshilli dhe Komisioni i BE-së sapo i ka dhënë Italisë të drejtën e krijimit të lehtësive për të lejuar kalimin tranzit nga territori i saj drejt vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Lehtësira kanë filluar që ne krye të këtij muaji dhe do të vazhdojnë deri më 31janar 2009. Lajmin e bëri të ditur një komunikate per shtyp e ambasades italiane në Tiranë. Komunikata vë në dukje se nga kjo e drejtë që aplikohet vetëm për 6 muaj dhe vetëm për qytetarët e huaj, përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Kushtet për lëvizjen pa probleme

Jacobo Albergoni, nga departamenti i shtypit dhe marrëdhënieve me publikun në ambasadën Italiane në Tiranë, tha sot për DW-në se "qytetarët e huaj, përfshirë këtu edhe ata shqiptarë, që largohen nga Italia apo shkojnë drejt saj në momentin e tranzitit në zonën Shengen, duhet të jenë të pajisur me disa dokumenta zyrtare që vërtetojnë, se ata kane paraqitur kërkesën për rinovimin e lejes së qëndrimit ne Itali." Të gjithë emigrantët shqiptarë që janë në pritje të lëshimit për herë të parë të lejes së qëndrimit për punësim, për punë të pavarur ose për bashkim familjar, mjafton që të respektojnë disa kushte që Këshilli i BE-së ka vendosur dhe ata mund të kthehen në Itali pa qenë e nevojshme për një vizë rihyrjeje. Kushtet që ata duhet të plotësojnë janë: dalja dhe rihyrja në Itali të bëhet nga e njëjta pikë kufitare, udhëtimi të mos ketë kalime tranzit nëpër vendet e tjera të zonës Shengen. "Personeli i pikave të kontrolleve kufitare duhet të vulosë dokumentin e udhëtimit bashkë me dokumentin zyrtar që vërteton kërkesën për rinovim të lejes së qendrimit në Itali," - theksoi Jacobo Albergini sot per DW.

Katërqind mijë shqiptarë në Itali

Burimet zyrtare nga autoritetet e Tiranës flasin për praninë në Itali të katërqind mijë shqiptarëve, të pajisur me dokumenta të rregullta. Emigrantët shqiptarë në Itali, tanimë përbëjnë një komunitet që është bërë pjesë ligjore e shoqërisë italiane. Lehtësirat që Këshilli dhe Komisioni i BE-së i dhanë Ministrisë së Brendshme të Italisë ndihmojnë emigrantet shqiptarë dhe të vijnë për pushime në vendin e tyre.

  • Data 08.08.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Et5C
  • Data 08.08.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Et5C