1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një mall i rrallë - OKB bën thirrje për kursimin e ujit

Presioni lidhur me burimet mbarëbotërore të ujit është në rritje dhe ne duhet të mësojmë që ta përdorim me kujdes këtë mall të rrallë. Në këtë konkluzion arrihet në raportin aktual botëror të UNESCO-s për ujin.

Një gjysmë viti para shpalljes nga OKB-ja në Nju Jork të objektivave të reja për një zhvillim të qendrueshëm organizata e OKB-së, UNESCO paraqiti raportin e saj aktual për ujin. Para së gjithash është e rëndësishme të theksohet sërish qartazi rëndësia e ujit, deklaron autori kryesor i raportit Richard Connor. "Uji është një kusht themelor për zhvillimin e qendrueshëm", thotë Connor. Ky nuk është ndonjë konstatim i ri, por ai ka rëndësi thelbësore për përdorimin e ujit në të ardhmen, thotë studiuesi i mjedisit.

Për këtë arsye UNESCO angazhohet, që menaxhimi i ujit në të gjitha dimensionet të përfshihet në objektivat për një zhvillim të qendrueshëm. Në objektivat e deritanishme globale - të cilave tani u përfundon afati - pra objektivat e milenumit për zhvillimin nuk ishte përfshirë menaxhimi i ujit. Në këto objektiva deri tani ishte përfshirë vetëm uji i pijshëm dhe kujdesi sanitar, sqaron Connor. "Tani ne do të ushtrojmë presion, që ta përfshijmë edhe ujin si një objektiv më vete, në të cilin krahas aksesit tek uji i pijshëm dhe kujdesit sanitar, të bëjë pjesë edhe mbrojtja e menaxhimi profesional i burimeve të ujit në përgjithësi, deklaron eksperti i UNESCO-s. Kësisoj në të ardhmen duhet të shmanget shpërdorimi i ujit dhe të garantohet mbrojtja e mjedisit.

Edhe ekonomia duhet të kursejë ujë

Furnizimi me ujë të pijshëm përbën vetëm një kuotë minimale në konsumimin global të ujit. Ndonëse një njeri mesatarisht konsumon dy deri në tre litra ujë në ditë, për prodhimin e ushqimeve për nevojat e përdisthme të njeriut nevojiten rreth 3.000 litra ujë. Më së shumti ujë konsumon bujqësia në mbarë botën, si dhe sektori i industrisë dhe i energjetikës.

Në rapportin aktual UNESCO prashikon, që konsumi i ujit në industri në vitet 2000 deri në 2050 do të katërfishohet. Njëkohësisht bujqësisë i duhet të prodhojë më shumë ushqime për popullsinë botërore në rritje. Por sipas raportit qysh në vitin 2030 kërcënon një mungesë prej 40% në funrizizimin me ujë, në rast se gjithçka do të mbetet siç është tani. "Ne duhet ta rikonceptojmë ekonominë globale drejt formave ekonomike të konsumit me më pak intesitet të burimeve", thekson dr. Sybille Röhrkasten nga Instituti i Potsdamit për Studimet e Zhvillimit të Qendrueshëm, IASS. Jo vetëm bujqësia, por edhe industria dhe sektori i energjetikës duhet të jenë më të kursyer në të ardhmen me burimet e ujit.

"Raporti botëror për ujin bën të qartë, se ne kemi nevojë për një kthesë globale energjetike, në rast se duam t'i shfrytëzojmë në mënyrë të qendrueshme burimet tona të ujit", vëren studiesja, e cila punon në një projekt të IASS për kthesën energjetike.

Me rritjen e popullsisë dhe rritjen e industrializimit rritet edhe nevoja globale për energji, e kësisoj edhe për konsum të uji, si p.sh. për ujin për ftohje apo për vënien e tubrinave në lëvizje për prodhimin e energjisë nga uji.

Vendime politike

"Përderisa burimet janë të kufiziuara, duhet gjithmonë të mendojmë, se si mund të menaxhohet uji sa më mirë", thotë studieusi i UNESCO-s, Richard Connor. Ndaj ai dhe bashkëautorët e tjerë të raportit synojnë në radhë të parë, që t'i sensibilizojnë vendimmarrësit politikë për problematikën e shpërndarjes.

"Tek e fundit vendimet e rëndësishme nuk merren prej ekspertëve apo menaxherëve të ujit, thotë Connor. Vendimet për opcionet e zhvillimit janë procese politike, në të cilat duhet të bashkëveprojnë dhe të harmonizojnë qendrimet dikastere e ministri të ndryshme. "Uji është një burim i kufizuar, dhe është e pamundur që të kënaqen të gjitha nevojat", tërheq vëmendjen Connor. "Ndaj ne duam t'i arrijmë vendimmarësit politikë dhe t'u bëjmë atyre të qartë, se si duhet të shpërndahet uji që është një mall i rrallë."