1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Një luftë që zhvillohet pa konsekuenca kushton jetë njerëzish

Në veri të Afganistanit, në Kundus, kanë humbur jetën sot tre ushtarë gjermanë. Tre ushtarët kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve që me automjetin e tyre t'i largohen një sulmi me armë zjarri të kryengritësit talibanë.

Flamuri gjerman në Afganistan

Tre ushtarë gjermanë vriten në Hindukush

"Ostsee Zeitung" shkruan:


Edhe para disa ditësh shërbimet sekrete perëndimore, patën paralajmëruar se nxënësit e Koranit janë gati për "betejën përreth Kundusit", të përforcuar nga luftëtarë uzbekë, çeçenë dhe pashtunë. Të fundit vijnë në rradhë të parë nga lugina Svat, ku janë dëbuar nga ushtria pakistaneze, në veri të Afganistanit fqinj. Jo vetëm ideologjia islamiste e talibanëve është burimi i rezistencës. Vetëm rreth 20 përqind e kryengritësve i përkasin ideologjikisht talibanëve. Por është varfëria, që i çon shumë afganë në ushtrinë e nxënësve të kuranit. Për shumë njerëz gjendja humanitare është përkeqësuar që prej vitit 2001. Me bomba dhe tanke, ky konflikt nuk mund të fitohet më. Nqs nuk arrin, që t' u japin afganëve shpresë për një të ardhme më të mirë pas 30 vjetësh lufte të vazhdueshme, atëherë duhet pyetur për rëndësinë e këtij misioni.

"Hessiche Niedersächsische Allgemeine", që del në Kassel shkruan:


Para disa ditësh Wolfgang Schneiderhahn, inspektori i përgjithshëm i Bundesverit akuzoi ushtarët gjermanë se vetëm ankohen dhe ai kërkon edhe operacione jashtë vendi. Së shpejti Schneiderhahn do të qëndrojë para arkivolëve të tre ushtarëve të tjerë, të cilët nuk e kanë mbijetuar një operacion të tillë. Ai do të tregojë tronditjen e tij, por nuk do t'i tërheqë fjalët. Situata e ndryshuar ndërkombëtare e ka vënë ushtrinë në qendër të konflikteve luftarake. Bundesveri, që vetëm ushtron të luftuarit, me qëllim që të mos i duhet të luftojë, nuk ekziston më.

Gazeta e Berlinit " Tagesspiegel" komenton kështu:


"Situata e re e godet qeverinë në një moment, që është i papërshtatshëm për reflektime, në fillim të fushatës zgjedhore. Kjo ndoshta është llogaritur mirë nga talibanët. Partitë konkuruese, përjashtuar këtu të majtët, do ta kishin dashur ta injoronin këtë temë më së miri. Por kjo do të ishte gabim. Në fakt lufta e re, e hapur e talibanëve e vë Bundesverin dhe qeverinë para pyetjes decizive: A jemi ne të gatshëm ta mbrojmë me të gjitha konsekuencat sigurinë tonë në Hindukush? Për shumë kohë konsekuenca dukej se ishte që ushtarët gjermanë të mbeteshin te imazhi i një miku dhe ndihmësi. Luftohej vetëm fshehurazi dhe vetëm, kur nuk kishte mundësi tjetër. Por një luftë, e cila zhvillohet pa konsekuenca kushton më kot jetë njerëzish. (dpa/av/aca)

  • Data 24.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IXzU
  • Data 24.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IXzU