1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Një listë e gjatë me mangësi, por pranimi nuk vihet në diskutim

Megjithatë në raportin e komisionerit Stefan Fyle vërtetohen mangësi të shumta për Kroacinë. A është anëtarësimi i Kroacisë në BE në rrezik?

Një herë në vit komisioneri i Zgjerimit Stefan Fule jep vleresimin për të gjitha nëntë shtetet, që dëshirojnë të hyjnë në BE. Disa nga të nëntë shtetet janë ende në hapat e parë dhe nuk kanë ende statusin zyrtar të kandidatit. Negociata konkrete po zhvillohen nderkohë me tri shtete, që janë Turqia, Islanda dhe Mali i Zi. Dhe një vend, Kroacia, e ka tashmë në në xhep marrëveshjen e pranimit. Më 1 korrik 2013 ky vend ballkanik do të pranohet. Megjithatë në raportin e komisionerit Stefan Fyle vërtetohen mangësi të shumta. A është anëtarësimi i Kroacisë në BE në rrezik?

Komisioneri i Zgjerimit të BE Stefan Fule u tregua edhe këtë vit si një mësues i mirë, që ka dëshirë të japë nota të mira dhe i mbulon me fraza diplomatike mangësitë e dukshme në afrimin me standardet e BE-së. Komisioneri është i vetëdijshëm, se secila nga fjalët e tij vihet në peshore në kryeqytetet e kandidatëve për pranim në BE. Edhe Kroacisë tashmë gati kandidate, çeku Stefan Fyle i jep vlerësime pozitive në adoptimin e legjislacionit të BE-së: "Kroacia ka vazhduar të bëjë përparim në pranimin dhe zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Europian."

Por ky vend ka për fat të keq një rrugë të gjatë për të bërë deri në arritjen e plotë të standardeve evropiane në aspektin e sundimit të ligjit dhe menaxhimin ekonomik të vendit. Dhe kështu Fyle i paraqiti qeverisë në Zagreb një listë me dhjetë detyra kokrete: "Raporti i sotëm thekson dhjetë detyra konkrete, që Kroacia ka për të plotësuar para anëtarësimit."

European Commissioner Stefan Fuele speaks during a media conference regarding Croatia at EU headquarters in Brussels on Friday, June 10, 2011. The EU Commission gave the green light on Friday for Croatia to join the union, with membership likely to start in 2013. (Foto:Virginia Mayo/AP/dapd)

Stefan Füle


Këto dhjetë detyra Kroacia duhet t'i përmbushë përpara pranimit. Këtu është fjala për sistemin e drejtësisë, garantimin e të drejtave dhe lirive themelore dhe për përputhshmërinë me rregullat e konkurrencës të BE. Raporti i Komisionit Evropian bën fjalë për reforma ekonomike, që nevojiten urgjentisht. Komisioni bën thirrje edhe për modernizimin e administratës. Përveç kësaj nuk është garantuar trajtimi korrekt i miliardave të ndihmës së premtuar nga BE. Dhe në luftën kundër korrupsionit duhet punuar edhe në një drejtim, në mbrojtjen kufitare. Kjo çon në pyetjen, nëse kjo do të ndikojë në pranimin e planifikuar të Kroacisë në BE. Kjo çështje për Komisionerin e Zgjerimit nuk shtrohet për diskutim: "Eshtë jashtë diskutimit", thotë Fyle

Fyle nuk dyshon asnjë sekondë, që qeveria në Zagreb do të bëjë të gjitha përpjekjet, për të zgjidhur të dhjetë problemet e përmendura. Fyle përjashton mundësinë, që Kroacia edhe pas pranimit t'i nënshtrohet një monitorimi të veçantë. Kështu ka ndodhur në rastin e Rumanisë dhe Bullgarisë. Të dy vendet u pranuan para pesë vjetësh, por në fakt nuk i kishin plotësuar kërkesat për pranim në aspektin e sundimit të ligjit. Dhe as sot Bukureshti dhe Sofia nuk kanë përparuar shumë në këtë drejtim. Nga këto përvoja negative BE donte të nxirrte mësim dhe të mos lejonte më mangësi në kërkesat për pranim.
"Besueshmëria do të përmirësohet, nëse ne sigurohemi që Kroacia të bëhet anëtare e plotë 28 të drejta dhe jo një anëtar, ku të jenë të nevojshme disa mekanizma shtesë monitorimi", u shpreh Fyle.

Besueshmëria e politikës së zgjerimit të BE-së shtohet, në qoftë se ne sigurojmë, që Kroacia bëhet një anëtare e plotë dhe jo anëtare, ku janë të nevojshme masat shtesë të kontrollit.