1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Një ligj që nuk garanton drejtësi

Nënkryetari Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, e gjen ligjin e ri për organizimim dhe funksionimin e Gjykatave me të meta thelbësore

Kulla e Sahatit, Tiranë

Kulla e Sahatit, Tiranë

Ligji i ri për organizimim dhe funksionimin e Gjykatave në Shqipëri ka marrë kritika tejet të ashpra nga Këshili i Lartë i Drejtësisë. Ky ligj është produkt i konsensusit mes maxhorancës dhe opozitës në Shqipëri për të kryer reformimin e sistemit të drejtësisë. Por për Kreshnik Spahiun, nënkryetar i këtij Këshilli, ligji i sapomiratuar nuk është i tillë që të garantojë shtetin e së drejtës."Ky ligj, tha ai në një deklarim për mediat, nuk sjell ndonjerisi apo ndryshim rrënjësor, lë të pandryshuar çështjen e ispektimit dhe të kontrollit të gjykatave, lë pagatë larta për gjyqtarët, përkeqëson kriteret e emërimit të gjyqtarëve".

Por Ministri i Drrejtësisë Enkelejd Alibej mendon të kundërtën. "Ligji ka arrritur standartet më të mira, të papara ndonjë herë për sistemin gjyqësor në shqipëri" tha ai. Ligji ka edhe një të metë tjetër serioze: nuk përfshin në nenet e tij organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë."Kemi kërkuar që gjykata e lartë të jetë pjesë integrale e ketij ligji, të sanksionohej niveli i karrierës gjyqtarëve, të rritej niveli ipagave në vartësi dhe në përputhje me nivelin e karrierës së gjyqtarëve dhe te kishte një sërë filtrash që garantonin përmirësimin e etikës, të disiplinës dhe dhënies së drejtësisë në dyert e Gjykatave" tha Kreshnik Spahiu.

Reforma në drejtësi mbetet tani për tani modeli i bashkëpunimit mes palëve në Shqipëri. Produkti i kritikueshëm i këtij bashkëpunimi,ligji për organizimin dhe fuksionimin e gjykatave është edhe rrjedhojë e hartimit të tij në një kohë rekord për të fituar kohën e humbur dhe përmbushur një kërkesë të NATO-s, që Shqipëria të meritojë ftesën e antarësimit, më samitin e prillit, në Bukuresht.

  • Data 06.02.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D3IK
  • Data 06.02.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D3IK