1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një krizë e re nën petkun e vjetër- Ahmadinexhad betohet si President i rizgjedhur

Edhe pas betimit zyrtar të presidentit ultra-konservator protestat në Iran do të vazhdojnë. Kriza politike dhe ekonomike do ta rëndojnë shumë periudhën e dytë legjislative të Ahmadinedxhadit.

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad para parlmentit

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad para parlamentit

Ahmadinexhadi ia arriti zyrtarisht qëllimit. Me bërjen e betimit fillon periudha e tij e dytë në post, e cila po shoqërohet me protesta të mëtejshme dhe me një krizë të thellë. Një krizë politike, e cila në rast se pakënaqësitë dhe protestat do të vazhdojnë mund të çojë në një krizë legjitimiteti. Një krizë legjitimiteti sepse mashtrimi elektoral për të cilën dyshohet si dhe shkelja brutale e demonstratave paqësore kanë shkaktuar humbje të mëdha të besimit te qeveria.

Që prej ditës së mërkurë (5. gusht 09) Mahmud Ahmadinexhadi është zyrtarisht presidenti i ri i Iranit brenda dy javësh ai duhet të prezantojë kabinetin e tij të ri. Ky lajm i shkurtër ka pas një spektër të gjërë, sepse pas zgjedhjeve të diskutueshme në Iran gjendja është shumë e acaruar dhe me sa duket do të vazhdojë të mbetet e tillë.

Ahmadinexhad dhe gruaja e tij Azam Sadat Farahi

Ahmadinexhad dhe bashkëshortja e tij Azam Sadat Farahi

Tani kriza politike ka një fytyrë zyrtare, atë të Mahmud Ahmadinexhadit.

Në Iran mbretëron momentalisht një krizë me pasoja të rënda e dinim. Vetë ajatollah Hashemi Rafsandxhani foli gjatë faljes historike të së premtes së 17 korrikut për një krizë besimi te qeveria, përgjigjja ndaj së cilës është brutaliteti. Tani kriza politike ka një fytyrë zyrtare, madje një të njohur, atë të Mahmud Ahmadinexhadit.

Betimi i tij, ceremonia e ngarkimit me detyrën prej kreut fetar të Iranit, që u zhvillua më 03.08, janë shenja të qarta për vazhdimin e kësaj krize besimi dhe për izolimin. Nga njëra anë në ceremoninë e betimit nuk morën pjesë shumë kritikues të qeverisë që kanë emër në vend, ndër të tjerë ajatollah Hashemi Rafsandxhani dhe ish-presidenti Mohamad Khatami. Nga ana tjetër disa vende perëndimore, ndër to Gjermania, Franca dhe SHBA, nuk e uruan presidentin për rizgjedhjen e tij.

Edhe pas betimit zyrtar të presidentit ultra-konservator protestat do të vazhdojnë. Të martën (4.8.) proceset farsë ndaj demonstruesve i quajti si shkelje e qartë e të drejtave të njeriut edhe ajotollahu i madh Hosein Ali Montazeri.

Kriza politike dhe ekonomike do ta rëndojnë shumë periudhën e dytë legjislative të Ahmadinedxhadit. Lista e problemeve aktuale dhe atyre të ardhshme është e gjatë. Betimi dhe ceremonia zyrtare nuk mund ta rivendosin besimin e humbur.

Protestat pa dyshim do të vazhdojnë, arrestimet gjithashtu.

Proceset gjyqësore farsë dhe pranimet me detyrim të fajit nuk mund t'i mënjanojnë dyshimet e bazuara ndaj ligjshmërisë së zgjedhjejeve presidenciale. Sjellja brutale e forcave të sigurisë ndaj demonstruesve paqësorë i ka bërë në të gjithë botën edhe më të qarta përmasat e shkeljes së të drejtave të njeriut në Iran. Protestat pa dyshim do të vazhdojnë, arrestimet gjithashtu. Përveç këtyre problemeve të brendshme bashkësia ndërkombëtare ka edhe një sërë problemesh të tjera me pushtetmbajtësit në Teheran, sepse Irani do ta vazhdojë programin e tij të diskutueshëm atomik, Irani do të vazhdojë t'i mbështesë Hamasin dhe Hizbollahun dhe Irani do të vazhdojë të përzihet edhe më tej në Irak dhe Afganistan.

Bashkësia ndërkombëtare dhe para së gjithash vendet demokratike duhet të pozicionohen. Ose në anë të njerëzve deri tani të pafat që kanë një shekull që luftojnë për më tepër demokraci, ose në anën e qeverisë që e urren demokracinë si murtajën.

Autor: Jamsheed Farough

Redaktoi: Mimoza Cika -Kelmendi

  • Data 06.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J4ae
  • Data 06.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J4ae