1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Një kopsht i specializuar për fëmijët me Sidë në Berlin

Në Gjermani ka rreth 70.000 vetë të infektuar me virusin HIV, çdo vit atyre u shtohen edhe 3000 të tjerë. Grupi më i madh i rrezikuar vazhdojnë të jenë meshkujt homoseksualë. Por infektime ka edhe tek fëmijët.

default

Hyrja e kopshtit "Nestwärme" Berlin Kreuzberg

Antje Linnstedt drejton kopshtin "Nestwärme" në Berlin Kreuzberg. Pranë saj është ulur Liza, që po pikturon. Liza është një nga 41 vajzat dhe djemtë e këtij kopshti. Gjysma e fëmijëve të tij janë vetë të infektuar me virusin HIV, ose i kanë prindërit të infektuar me këtë virus. Se cili prej fëmijëve është i infektuar me këtë sëmundje, e dinë vetëm edukatoret e kopshtit. "Fëmijët nuk e kuptojnë ç'është kjo sëmundje", thotë Linnstedt, "atyre mund t'u shpjegosh se ç'është rrufa, por jo viruset, që gjenden në gjak".

Kitaleiterin Antje Linnstedt

Drejtoresha e kopshtit Antje Linnstedt

Në kopshtin "Nestwärme" vijnë fëmijë nga i gjithë qyteti

E vetmja gjë, që dinë fëmijët, është që në rastin më të vogël, që mund të gëvishten, duhet ta mbulojnë plagën menjëherë me leokoplast. Fëmijët e pëlqejnë shumë këtë gjë dhe e bëjnë pa problem. Por prindërit, që nuk janë të infektuar, kanë frikë për fëmijët e tyre. Antje Linnstedt shpjegon se ajo dhe ekipi i saj ia kanë dalë të bindin shumë prindër, që nuk ka rrezik për infektim. Kjo gjë ndikon për mirë tek fëmijët, që janë të infektuar, sepse ata në raste të tjera janë të izoluar nga shoqëria.

Bashkëpunëtorët e kopshtit i marrin ata me dy mikrobuzë në shtëpi. Ky shërbim, që financohet prej donacionave, është mjaft i dobishëm, sidomos për prindërit e sëmurë, që ose nuk kanë fuqi të vijnë vetë deri tek kopshti, ose u duhet të kalojnë orë të tëra tek mjeku. Kopshti "Nestwärme" dhe shoqata përkatëse kanë dhjetë vjet që ekzistojnë.

spielende Kinder

"Fëmijët nuk kuptojnë ç'është kjo sëmundje"

Fillimisht prindërit e fëmijëve vinin nga skena e drogave. Por qëkurse ky kopsht ka filluar të bashkëpunojë me një klinikë për të sëmurët me Sidë dhe të infektuarit me HIV në Berlin, në këtë kopsht i sjellin fëmijët edhe familje të tjera, në të cilat është konstatuar infeksioni me HIV. Shumica e fëmijëve janë me origjinë nga Evropa Lindore dhe nga Afrika dhe e kanë marrë infeksionin prej nënës. Në Gjermani falë medikamenteve moderne dhe mundësive për të lindur me operacion cezarian kjo mundësi transmetimi e sëmundjes nga nëna te fëmija është reduktuar së tepërmi.

Sida problem, që lidhet me nivelin e dijeve dhe të sqarimeve

Martin Quente, drejtuesi pedagogjiik i shoqatës Nestwärme, mendon se Sida nuk është problem i familjeve të emigratëve, por problem që lidhet me nivelin e dijeve dhe të sqarimeve. Shoqata Nestwärme organizon shpesh aktivitete informuese, tregon Martin Quente, duke shtuar se gjatë tyre vë re, sesa pak dinë njerëzit për këtë sëmundje dhe se sa të forta janë ende paragjykimet, që lidhen me të.

Autor: Svenja Pelzel/Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM