1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një kapitull i errët në historinë e shërbimeve sekrete amerikane e britanike

Shërbimet sekrete amerikane dhe britanike kanë bashkëpunuar ngushtë me udhëheqjen e Gaddafit. Dokumentat e zbuluara në Tripoli tregojnë se CIA ndër të tjera i ka transportuar në Libi të dyshuar për terrorizëm.

Muammar al-Gaddafi

Gaddafi - shkëlqimi dhe rrëzimi.

Në vitin 2004 pushtetmbajtësi libian, Muammar al-Gaddafi kishte pranuar të ngrinte programin e tij për prodhimin e armëve të shfarosjes në masë. Pas këtij vendimi - kjo dihet nga të gjithë - marrëdhëniet mes Libisë dhe shërbimeve sekrete perëndimore u përmirësuan. Dokumentat e gjetura tashmë në pallatin e ish-shefit të shërbimit sekret libian dhe ministrit të Jashtëm, Mussa Kussa, tregojnë që bashkëpunimi ka shkuar shumë më larg se sa mendohej.

Çfarë iu ka interesuar më shumë amerikanëve?

Shumë gazeta kanë cituar në fundjavë këto dokumenta, ndër to edhe Wall-Street Journal dhe New Jork Times. Kështu shërbimi sekret amerikan CIA ka dërguar së paku tetë të burgosur në Libi për t'u marrë në pyetje - nga një regjim me nam për

Leon Panetta

Ish drejtori i CIA-s, tani ministër i Mbrojtjes Leon Panetta, para detyrave jo të lehta.

keqtrajtimin e opozitarëve. Vërtet që në dokumenta gjenden edhe letra ku iu kërkohet autoriteteve libiane të respektojnë të drejtat e të burgosurve, por organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International beson se amerikanëve iu interesonte më shumë torturimi i të dyshuarve të Al-Kaidës- pikërisht për këtë Amnesty International bën fjalë për një kapitull të errët në historinë e shërbimeve sekrete amerikane. Peter Bouckaert nga AI: "Ne gjetëm rastësisht një dhomë që kishte korrespondenca mes sigurimit të jashtëm të Libisë, që drejtohej nga krahu i djathtë i Gaddafit, Mussa Kussa dhe CIA-s, MI6, shërbimit sekret francez dhe shërbimeve të ndryshme perëndimore."

Një zëdhënëse e CIA-s nuk donte t'i komentonte më shumë këto dokumenta. Ajo tha se nuk është çudi që CIA bashkëpunon me regjimet e huaja për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara.

Burimet e dokumentave janë dosjet e gjetura në Tripoli. Njëra prej tyre mban mbishkrimin "CIA" dhe përmbante letra në gjuhën angleze. Asnjë prej këtyre dokumentave nuk ka pasur një adresë, dhe nuk është provuar ende origjinaliteti i tyre. Por ajo që thuhet në dokumenta -sipas New Jork Times - përshtatet gati plotësisht me ato që janë bërë të ditura për marrjen në pyetje të terroristëve të dyshuar.

Rasti i Abdel Hakim Belhaxhit

Në njërin nga dokumentat përmendet rasti i Abu Abdallah al-Salikut, anëtar i një grupi opozitar që donte të rrëzonte Gaddafin. CIA - kështu thuhet në dosje - ka ndikuar që al-Saliku që donte të fluturonte bashkë me gruan shtatzënë në Malajzi, të ndalohej në Bangkok. Peter Bouckaert: "Ai u dorëzua nga CIA. Ai u kap së bashku me gruan shtatzënë ...dhe u dërgua në Tripoli për hetime."

Qendra e MI6 në Londër

Qendra e MI6 në Londër

Human Rights Watch raporton se sot al-Salik, me emrin Abdel Hakim Belhaxh është njëri nga udhëheqësit ushtarakë të rebelëve. Ai ka raportuar se në Bangkok është ndaluar dhe është torturuar, gjë që përshtatet me ato që lexohet në dosje.

Për shkak të rasteve të tilla, mund të tensionohen marrëdhëniet mes qeverisë amerikane dhe udhëheqjes së re libiane, ku janë pjesëmarrës një sërë opozitarësh.

Por SHBA nuk ka vetëm këtë problem. Shërbimi sekret britanik MI6 ka kontrolluar për Gaddafin numra telefoni dhe ka mbledhur informata për libianët në ekzil.

Autor: Rolf Büllmann/Lindita Arapi

Redaktoi: Lindita Arapi

 

DW.COM