1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Një kandidat lufton kundër vetes

Partia Socialdemokrate lufton me Peer Steinbrück-un në zgjedhjet parlamentare në shtator kundër Angela Merkel-it. Mirëpo sfiduesi po bie në sondazhe.

Niedersachsen/ ARCHIV: SPD-Kanzlerkandidat Peer Steinbrueck in Hannover auf einer Pressekonferenz zur Sitzung des SPD-Parteivorstands anlaesslich des Bundesparteitags (Foto vom 08.12.12). SPD-Kanzlerkandidat Peer Steinbrueck droht neues Ungemach: Das Handelsblatt (Dienstagausgabe vom 08.01.13) berichtet, Steinbrueck habe dem Stahlkonzern ThyssenKrupp als Aufsichtsrat seine politische Hilfe fuer niedrigere Strompreise angeboten. Die Zeitung zitiert dabei aus einem Protokoll des Aufsichtsrats vom 31. Januar 2012. (zu dapd-Text) Foto: Clemens Bilan/dapd

Peer Steinbrück

Peer Steinbrück është prej rreth 100 ditësh kryesuesi i listës zgjedhore për Partinë Socialdemokrate Gjermane (SPD). Në këtë kohë sfiduesi ka tërhequr vëmendjen vazhdimisht në mënyrë negative. Pas deklaratave të papërshtatshme ose të keqkuptueshme vlerat e tij në sondazhe të opinionit kanë rënë edhe më poshtë, siç ka vrojtuar Manfred Güllner i Institutit të Sondazheve të Publikut Forsa. Tetë muaj para zgjedhjeve parlamentare, në bisedë me DW-në, ai konstaton: "Nëpërmjet Steinbrück-ut SPD-ja është në një gjendje, ku duhet të ishte e lumtur po të arrinte 30 për qind." Për krahasim: Partia Demokristiane (CDU) orientohet aktualisht më shumë tek vlera 40 për qind.

A thua se nuk do që të bëhet kancelar

Nuk kisha për të pirë kurrë një verë të kuqe që kushton vetëm pesë euro, tha për shembull Steinbrück në një intervistë. Kush kërkon të bëhet kancelar i Gjermanisë si socialdemokrat, çorodit me një deklaratë të tillë ata zgjedhës, të cilëve nuk ua mban xhepi as një verë të kuqe kaq të lirë.

Natyrisht që mund të thuhet se edhe ministritë e fundit duhet t'i mbyllin filialet e tyre në ish-kryeqytetin Bon dhe të zhvendosen në Berlin. Por një kandidat për kancelar duhet ta dijë që kështu nuk fiton zgjedhës në landin me popullsi më të madhe, Renani Veriore / Vestfali.

Designated top candidate of the German Social Democratic Party (SPD) for the 2013 German general elections, Peer Steinbrueck delivers his speech during the extraordinary party meeting of the SPD in Hanover, December 9, 2012. More than 500 delegates are supposed to elect Peer Steinbrueck as the SPD's top candidate for Germany's 2013 general elections. REUTERS/Kai Pfaffenbach (GERMANY - Tags: POLITICS)

Peer Steinbrück

Fakti që kancelari gjerman fiton pak krahasuar me një drejtor banke kursimesh, nuk është gjë e re. Por kur këtë e thotë dikush që do të bëhet kancelar, ai duhet ta ketë të qartë se i bën shumë dëm imazhit të vet. Në të njëjtën intervistë ai pati akuzuar Angela Merkel-in se përfiton prej "avantazhit të të qenit grua". Intervista të tilla krijojnë përshtypjen se kandidati do thjesht të fitojë shumë para dhe se ai gjithashtu nuk pranon humbje.

Kësisoj lind dyshimi se Peer Steinbrück minon në mënyrë të pandërgjegjshme fushatën e vet dhe nuk do vërtet të bëhet kancelar. Në fund të fundit ai është një politikan me përvojë dhe konsiderohet si me inteligjencë mbimesatare. Mirëpo hulumtuesit të opinionit Manfred Güllner i duhet të konstatojë: "Me çdo intervistë imazhi është bërë më negativ. Diferenca midis Merkel-it dhe Steinbrück-ut është më e madhe se kurrë."

Ka ende kohë

Si politologët ashtu edhe hulumtuesit e opinionit vënë në dukje faktin që deri në zgjedhjet parlamentare në shtator ka distancë të madhe, gjatë të cilës mund të ndodhin shumë gjëra. Por për shefin e institutit Forsa, Manfred Güllner, Peer Steinbrück i ka ngarkuar vetes peshë të rëndë: "Kur imazhi i tij dominohet nga etja për para, atëherë është e vështirë që të çlirohesh prej këtij imazhi."

Volker Kronenberg sheh sidoqoftë ende shanse për Peer Steinbrück-un. Për kandidatin ka për të pasur raste "ku ai mund të bëjë të qartë qëndrimin e tij [kundrejt kancelares], pa ju dashur që të pësojë zbritje pikësh." Dhe ai thotë se mbetet ende kohë e mjaftueshme: "Këtë e kemi përjetuar vazhdimisht, që gjërat kanë kthyer. Tetë a nëntë muaj janë një kohë shumë e gjatë."