1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Një javë vendimtare për Turqinë

Atentati me bombë në Stamboll ku sipas njoftimeve humbën jetën 17 vetë dhe procesi për ndalimin e AKP-së është kthyer në temë të komenteve të të përditshmeve gjermane.

Policia pas shpërthimit të bombave

Policia pas shpërthimit të bombave

Gazeta e Kölnit "Kölner Stadt Anzeiger shpreh shqetësimin për pasojat e atentatit në të ardhmen: "Bombat e Stambollit mund të trondisin themelin e demokracisë turke. Se sa i dobët është një fundament i tillë duket nga procesi i hapur për ndalimin e partisë islamike-konservative AKP në turqi. Me ndihmën e Gjykatës kushtetuese kundërshtarët e Erdoganit, kemalistët opozitarë po përpiqen të arrijnë atë që nuk kanë rritur në kutitë e votimit. Kryeministri popullor duhet të fshihet nga skena politike. Me vendimin në procesin e ndalimit të AKP-së, Turqia ndodhet këtë javë para një jave vendimtare.Që kjo filloi me një ngjarje të përgjakshme, është tragjike jo vetëm për viktimat e atentatit, por për të gjithë Turqinë."

"Frankfurter Neue Presse" shtron pyetjen kush fshihet pas terrorit?"Nuk është e vërtetuar nëse pas atentatit fshihet PKK-ja. Në të shkuarën atentate të tilla janë porositur edhe nga nënshteti, një konglomerat i agjentëve, ish-pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë. Këta njerëz e dinë se autonomia për kurdët dhe pjekuria e Turqisë për BE-së do të hidheshin kilometra pas, po qe se rreziku nga PKK-ja vlerësohet si i madh. Nga ana tjetër vetë PKK-ja ka një konflikt të brendshëm, mes forcave konstruktive dhe atyre destruktive. Këta të fundit duken më të fuqishëm siç e tregoi edhe rrëmbimi i tre gjermanëve."

Hessische Allgemeine (Kassel) merr në shqyrtim qëndrimin e perëndimit ndaj Turqisë: "E rëndësishme është që perëndimi të bëjë gjithçka që të forcohen forcat demokratike në Turqi. Atentati pavarësisht se kush e kreu, tregoi se sa e rëndësishme është kjo mbështetje. Kryeministri Erdogan ka një rol qendror këtu, por që do të dobësohej së tepërmi po qe se partia e tij AKP do të ndalohej...Një ndalim i AKP-së mund të sillte gjithçka, por jo mbrojtjen nga terrorizmi islamist."



  • Data 29.07.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ElVR
  • Data 29.07.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ElVR