1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Një ish-oficer SS nazist që jeton ende dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Landit në Aahen, shpalli fajtor 88 vjeçarin Heinrich Boere, ish pjesëtar i trupës SS, në vrasjen e tre civilëve ne vitin 1944 në Hollandën e pushtuar.

88-vjeçari, Heinrich Boere, ish pjesëtar i trupës SS

88-vjeçari, Heinrich Boere, ish pjesëtar i trupës SS

Si anëtar i njësisë speciale «Feldmeijer», ai ka vrarë viktimat e pafajshme me brutalitet dhe në mënyrë çnjerëzore, tha të martën Gjykatësi Gerd Nohl. Megjithatë nuk është e sigurtë, nëse do ta ushtrojë tani dënimin apo jo, për shkak të moshës së tij të madhe. "Kanë qenë vrasje, që nuk kanë patur të bëjnë me sjelljen e një ushtari", deklaroi gjykatësi. Në korrik dhe shtator të vitit 1944 Boere ka vrarë tre vetë në Breda, Voorshoten dhe Vasernaar, pa patur arsye, por thjesht "i ka likuiduar" ata, tha Nohl. Viktimat e zgjedhura në mënyrë arbitrare nuk kishin bërë gjë tjetër, veçse kishin mbajtur qëndrim jomiqësor ndaj gjermanëve. Boere ka zbatuar urdhërin, megjithatë duhet ta kishte kuptuar karakterin kriminal të aktit, shpjegoi gjykata.

Ai ka vepruar me bindjen e tij

Ish pjesëtari i trupës SS Boere, me avokatin e tij Gordon Christiansen, në sallën e gjyqit ne Aachen, 23 mars

Ish pjesëtari i trupës SS Boere, me avokatin e tij Gordon Christiansen, në sallën e gjyqit ne Aachen, 23 mars

Ekzekutimet e kryera prej tij bëjnë pjesë në 54 ekzekutimet e kryera nga «Feldmeijer» si reaksion ndaj sulmeve të kryera nga rezistenca holandeze. Aksionet nuk kanë qenë as aktivitete luftarake as reprazalje lufte, deklaroi Nohl.

Gjykatësi shprehu zhgënjim për mungesën e gatishmërisë së Boere-s, që me përgjigjet e tij të tregojë pendesë. Në këtë mënyrë ai humbi shancin që të shkarkohej nga faji, para se të vdesë. Boere, që e pranoi fajin pa treguar emocione, i pati pranuar vrasjet para gjykatës. Në një deklaratë të tij të lexuar nga avokati mbrojtës ai thoshte se ka vepruar në situatë emergjence të shkaktuar nga urdhërat. Ai nuk ka qenë i vetëdijshëm për krimet, që po kryente. «Si ushtar i thjeshtë unë kam mësuar të zbatoj urdhërat dhe e kam ditur se, nëse nuk zbatoja një urdhër, do të thyeja premtimin dhe do të më duhej të vrisja veten», argumenton ai. Avokatmbrojtësi i Boere-s ka njoftuar se do të kërkojë revizion. Rishikimi i dënimit do të kërkojë 11 muaj.

Autor: dpa/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 23.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ma2f
  • Data 23.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ma2f