1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Një i vdekur pas sulmit në Mynih

Sipas njoftimit të Spiegel Online atentati me thikë në Mynih nuk ka pasur sfond islamist. Një 27-vjeçar sulmoi të martën katër kalimtarë në një stacion treni në Mynih, një person lëndohet rëndë, një tjetër humbi jetën.

Deutschland Messerattacke am Grafinger Bahnhof

Sulm në stacionin e Grafing, Mynih

Sulmuesi i së martës nga landi i Hesenit (10.05), i cili nxorri thikën në orët e mëngjesit në një stacion treni në Mynih ka pasur me sa duket probleme psikike dhe merrte drogë, shkruan Spiegel Online duke iu referuar ministrit bavarez të Mbrojtjes, Joachim Herrmann. Atentati me thikë nuk ka pasur sfond islamist ,sipas hetimeve të para.

Rreth orës pesë të mëngjesit në stacionin e trenit lokal, Grafing, 27 vjeçari ka përdorur thikën verbërisht duke plagosur kalimtarë. Tre persona u plagosën, njëri prej tyre rëndë, ndërkohë që një 50-vjeçar humbi jetën nga plagët në spitalin e Mynihut po të martën. Fillimisht dyshohej për sfond islamist, sipas të dhënave të prokurorisë së Mynihut. "Autori i krimit ka përdorur shprehje të tilla në në vendngjarje që të çojnë në përfundimin e një motivimi politik", ka thënë zëdhënësi i prokurorisë së Mynihut, sektori II, Ken Heidenreich.

Ende po verifikohet se cilat kanë qenë deklaratat e agresorit. Fillimisht disa dëshmitarë kanë raportuar se person ka thirrur "Allahu-Akbar" (Zoti është i madh) . Sipas prokurorisë bëhet fjalë për një 27 vjeçar gjerman që nuk është nga Mynihu ose rrethinat. Policia e arrestoi autorin ende në stacion. Sipas Zyrës së Kriminalistikës të Landit të Bavarisë, dorasi vjen nga landi i Hesenit, ai ka lindur në Gjermani dhe nuk ka sfond migrimi. Ende nuk ka informacione konkrete, nëse personi ka lidhje me milicët xhihadistë të "Shtetit Islamik".