1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Një histori e pabesueshme - Radovan Karaxhiçi në Vjenë

Kreu i serbëve të Bosnjës ka qëndruar në vitin 2007 në Austri, ku ka praktikuar mjekësi alternative. Gjatë kësaj kohe ai madje është kontrrolluar edhe prej policisë së Vjenës, e cila nuk e kishte njohur.

Karaxhiçi duke pozuar si mjek alternativ për revistën beogradase Healthy Life

Karaxhiçi duke pozuar si mjek alternativ për revistën beogradase "Healthy Life"

Ministria e Brendshme e Austrisë konfirmoi lajmet e gazetave se Radovan Karaxhiç kishte qëndruar për disa muaj në Vjenë dhe madje ishte kontrrolluar gjatë një aksioni të policor më 4 maj të vitit të kaluar. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme atë ditë në një lokal të Vjenës, në disktriktin 15, kishte pasur një grindje mes dy serbëve, e cila kishte përfunduar me një vrasje. Pas kësaj vrasjeje policia kishte kontrrolluar disa shtëpi dhe në njërën prej tyre kishte gjetur edhe një burrë plak, i cili sikurse merret vesh tani kishte qene Radovan Karaxhiçi.

Glumac do të thotë "aktor"

Sipas zëdhënësit të MPB të Austrisë, Rudolf Gollia, ai kishte deklaruar se quhej Petar Glumac, ishte nënshtetas kroat, lindur në vitin 1930. "Ai tha se kishte lindur në Kroaci dhe se ishte i papunë. Policia thirri edhe një pëkthyes, i cili përktheu bisedën, sipas së cilës burri plak ishte për vizitë në banesën që u kontrrollua."

Dokumentat dukeshin të sakta, personi i marrë në pyetje ishte treguar i gatshëm për bashkëpunim dhe u ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe askujt nuk i kishte rënë ndonjë gjë e pazakontë në sy. Për policinë me kaq ky kontroll kishte marrë fund.

Asnjë moment dyshimi

"Tani pas publikimi të fotografive të Karaxhiçit të arrestuar në Serbi policët që kishin marrë pjesë në aksionin e atëhershëm thanë se burri në moshë duhet të kishte qenë Karaxhiçi."

Sipas njoftimeve të mediave Karaxhiçi kishte qëndruar për muaj të tërë në Vjenë, në rrugën Märzstraße 148, dhe kishte shitur melheme dhe ilaçe të ndryshme popullore për të mjekuar gratë që nuk lindin apu burrat që kanë probleme me ereksionin. Ministria e Brendshme austriake thekson se po i verifikon tani këto të dhëna. Sa i përket rastit të kontrrollit ajo sqaron se punonjësit e policisë nuk kishin asnjë lloj të dhëne dhe asnjë lloj rrethane nuk të bënte të dyshoje se personi i kontrrolluar mund të kishte qenë Karaxhiçi.


Një detaj pikant në histori është mbiemri me të cilin ishte paraqitur Karaxhiçi, dhe që shënohej edhe në dokumentat kroate që kishte me vete: Glumac do të thotë "aktor".

  • Data 26.07.2008
  • Autor Jörg Paas
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EkQx
  • Data 26.07.2008
  • Autor Jörg Paas
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EkQx