1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Një gjest mirësjelljeje në marrëdhëniet gjermano-amerikane

Për të shtensionuar marrëdhëniet gjermano-amerikane vjen në Berlin një mini-delegacion nga SHBA-ja. Ky nuk do të pritet nga kancelarja Merkel .

Në marrëdhëniet gjermano-amerikane ka fërkime të mëdha. Sikurse tregojnë dokumentet e bërë publike nga Snowden, Gjermania është një nga vendet evropiane, të cilat përgjohen më intensivisht nga shërbimi sekret amerikan NSA. Amerikanët kanë përgjura madje edhe telefonin celular të kancelares Merkel, - edhe pse presidenti amerikan Barak Obama e quan Gjermaninë rregullisht si një nga "aleatët më të ngushtë të tij". Kur u bë e njohur se përgjohej edhe telefoni celular i kancelares, Angela Merkel iu ankua edhe personalisht në një telefonatë presidentit të SHBA-së.

"Një katastrofë"

Për të shtensionuar marrëdhëniet sot (25.11.) vjen në Gjermani një mini-delegacion nga SHBA-ja. Senatori Chris Murphy dhe kongresmeni Gregory Meeks do të takohen në Berlin me deputetët gjermanë. Gjatë vizitës do të diskutohet për kontrollin më të mirë dhe një bashkëpunim më të ngushtë mes shërbimeve sekrete të Gjermanisë dhe të SHBA-së. Kancelarja Merkel nuk do ta presë delegacionin nga SHBA - me sa duket se është e zemëruar për skandalin e përgjimeve.

Jason Healey

Jason Healey: SHBA nuk tregon sa duhet vullnet pbr kompromis

"Kjo është një katastrofë", thotë Jason Healey ekspet pranë Atlantic Council SHBA mendojnë tank Këshilli Atlantik rreth aferës me NSA-në dhe ndikimin e saj në marrëdhëniet gjermano-amerikane. "Unë nuk shoh ndonjë gatishmëri nga ana e Shteteve të Bashkuara për të reduktuar veprimtarinë e shërbimeve sekrete, sikurse do të ishte e nevojshme për të qetësuar evropianët dhe sidomos Gjermaninë." SHBA është ende një superfuqi, dhe në këtë nivel ajo edhe kryen veprimtari spiunazhi. Sidomos në lidhje me mbledhjen e të dhënave në internet nuk ka vendi që ua kalon Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë Healey, ish-këshilltar për sigurinë e të dhënave pranë Shtëpisë së Bardhë. "Ne e kemi projektuar internetin, ai dominohet nga firmat amerikane."

"Shërbimet sekrete e kanë tejkaluar masën"

Ndryshe nga Evropa afera me NSA-në është për publikun amerikan një çështje relativisht e dorës së dytë, thotë Charles Kupchan, profesor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin Georgetown në Washington, DC Ish-drejtori për Çështjet Evropiane pranë Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara thotë se, "që nga 9/11 raporti i balancuar mes sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave private e ka humbur rëndësinë."

"Lufta jonë kundër terrorizmit ka çuar në atë që shërbimet tona sekrete e kanë kaluar masën," thotë Kupchan. "Pyetja që lindi papritur qe se çfarë mund të përgjojmë dhe çfarë duhet të përgjojmë." Disa herë fakti se nga sa të drejtat hoqën dorë amerikanët në favor të ligjeve anti-terroriste, mori përmasa paranojake. Për shkak të përvojës së tyre historike me të mbikqyrjen shtetërore evropianët janë shumë më të ndjeshëm se sa amerikanët në çështjen e ruajtjes së privatësisë . Për shkak të kërkesave të tyre të rrepta në lidhje me privatësisë ofruesit e shërbimeve të IT-së nga Evropa po përjetojnë për momentin një shtim të madh klientësh, ndërkohë që kompanitë amerikane po raportojnë se kanë kumbje.

Të mënjanohet përshkallëzimi

Charles Kupchan

Charles Kupchan: Gjermania po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për SHBA

"Sigurisht, evropianët luajnë edhe një grimë teatër," thotë Kupchan në lidhje me zemërim e krerëve të disa shteteve të Evropës. Sigurisht që edhe ata kanë përfituar nga informacionet e mbledhura prej spiunazhit amerikan. Eksperti i IT Healey i bën thirrje palës evropiane, që të mos lejojë që mosmarrëveshja të përshkallëzohet. Në rast nevoje amerikanët mund të tregojnë se në cilat prej operacioneve të tyre të fshehta, kanë marrë pjesë edhe evropianët. Healey thotë, "se kjo do ta trondiste politikën evropiane".

Por puna nuk do të shkojë deri në këtë pikë, është i sigurt Charles Kupchan: "Në perspektivë afatgjatë, kjo krizë do të ketë vetëm një ndikim të vogël në marrëdhëniet gjermano-amerikane." Marrëdhëniet me Gjermaninë janë duke u bërë gjithnjë e më të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, sepse Gjermania luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm brenda BE-së dhe në përballimin e krizës së borxhit. "Në çështjet ndërkombëtare Gjermania është partneri i parë në Evropë për SHBA-në. Dhe në këtë një herë për një herë nuk do të ndryshojë asgjë."

Gjermania duhet të bëjë më shumë

Një numër deputetësh amerikanë kanë kërkuar që Gjermania të jetë pjesë e aleancës ekskluzive të shërbimeve sekrete "Five Eyes". Kjo përbëhet nga shërbimet sekrete të të gjitha vendeve anglishtfolëse SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re. Por megjithë përbetimet për miqësinë gjermano-amerikane, Jason Healey e konsideron të pamundur që Gjermania të hyjë në këtë rreth të ngushtë - madje as edhe si kompensim për aferën me NSA-në.

"Brenda këtij rrethi ekziston prej pothuajse 70 vjetësh besim absolutisht i thellë," thotë Healey. Edhe pse SHBA-të pas ngjarjeve të fundit do t'i bënin disa lëshime Gjermanisë diçka, ai do të "çuditej pa masë" në qoftë se gjermanët do të bëheshin pjesë e "Five Eyes". Gjermania nuk ishtë e gatëshme të marrë përsipër një rol udhëheqës në botë. "Nëse ju nuk jeni të gatshëm të angazhoheni në botë, atëherë pse duhet t'ju pranojnë në klub?" pyet Healey. Në këto rrethana vizita e dy deputetëve amerikanë është më tepër një vizitë simbolike - një gjest mirësjelljeje për një nga "aleatët më të ngushtë" të Obamës. Asgjë më tepër.