1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një gjendje që le për të dëshiruar - Raporti i "Reporterë pa kufi" mbi lirinë e shtypit

Organizata "Reporterëve pa kufi" publikoi indeksin e lirisë së shtypit në botë. Vendet me gjendjen më të keqe të lirisë së shtypit në botë, janë Birmania, Irani, Turkmenistani, Korea e Veriut dhe Eritrea.

default

Pamje simbolike. Gazetarë pakistanezë protestojnë kundër sulmeve ndaj shtypit në vend

Në raportin e "Reporterëve pa kufi" për 2009-2010 vihet re fakti se vendet evropiane kanë rënë në rangun e listës. Sipas organizatës, liria e shtypit në Evropë është keqësuar. Vendin më të mirë në radhitjen e vendeve evropiane e kanë Finlanda, Hollanda dhe Suedia, kurse më të keqin e kanë Bullgaria, Turqia.

Kritikë ndaj Evropës

Roli kryesues i vendeve evropianë është dobësuar, bën të ditur organizata në raportin e së mërkurës (20.10). Mes vendeve evropiane në Itali dhe Francë nuk ka përmirësime. Problemet kryesore mbeten mbrojtja jo sa duhet e burimeve të informacionit si dhe përqëndrimi në rritje i pronësisë mbi mediat.

Logo Reporter Ohne Grenzen französisch

Logoja e organizatës në frëngjisht

Greqia është vendi që ka rënë në radhitje nga vendi i 35 në vitin 2009 në vendin e 70 këtë vit. Sulmet fizike kundër gazetarëve gjatë demostratave dhe kërcënimet që i janë bërë atyre kanë shkaktuar këtë rënie. Kështu vendet evropiano-jugore janë në fund të radhitjes së vendeve evropiane. Shkak për shqetësim përbëjnë zhvillimet në Turqi.

Evropa juglindore mbetet problematike

Tendenca e keqësimit të vënë re që në vitin 2009 në disa vende të Evropës juglindore vazhdon edhe më tej në radhitjen aktuale të vendeve nga Reporterët pa kufi.

Christian Rickerts nga reporterët pa kufi thotë: "Evropa Juglindore renditet në nivelin e mesëm dhe të poshtëm të listës. Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Kosova kanë rënë në renditje, madje këtë vit.

Symbolbild Journalisten im Gefängnis

Pamje simbolike. Ndodh që gazetarët të burgosen kur prekin interesat e pushtetit. Vendet me cenzurë të fuqishme sipas raportit të ROG-s janë Birmania, Irani, Turkmenistani, Korea e Veriut dhe Eritrea.

Arsyeja për këtë duke patur parasysh të gjithë rajonin ka qenë se reforma e sistemit të drejtësisë përfshin lirinë e shtypit dhe të mediave, por problemet ekzistojnë në zbatimin e reformës dhe ne kemi marrë informacione për kërcënime ose sulme të militantëve apo grupeve kriminele si dhe ndikim në rritje për shkak të varësisë ekonomike."

Duke kaluar në Kosovë dhe Shqipëri ai shton: "Sa i përket Kosovës, për të dhënë një shembull, në maj të 2010 ka patur kërcënime ndaj motrës dhe vëllait Surroi, që punojnë për Koha Ditore dhe Koha Ditore TV. Në Shqipëri në të njëjtën muaj ka pasur pengesa ndaj RTSH për të raportuar mbi një demostratë." Në listën e vendeve, Shqipëria renditet në vendin e tetëdhjetë.

Me radhitjen e 178 vendeve në listën e Reporterëve pa kufi, bëhen krahasime midis 178 vendeve dhe rajoneve. Në vlerësime janë krahasuar të dhëna të shkeljeve të lirisë së shtypit nga shtatori 2009 deri në shtator 2010.

Autor: Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 20.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PjBK
  • Data 20.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PjBK