1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një Gandi i ri për Indinë? India pas zgjedhjeve

Partia e Kongresit e Sonia Gandit në Indi arriti rezultatin më të mirë në zgjedhet parlamentare të 20 viteve të fundit. Meritat kryesore për rezultatin i ka para së gjithash biri i saj, Rahul Gandi.

Ne foto: kryeministri Singh dhe Rahul Gandi. Kryeministri i Indisë Singh përfaqëson një brez që po largohet nga politika, Rahul Gandi, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Kongresit, një brez që po vjen

Kryeministri i Indisë Singh përfaqëson një brez që po largohet nga politika, Rahul Gandi, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Kongresit, një brez që po vjen

"Gandi ka forcë dhe shpresojmë që do të ndërrmarrë hapat e duhur për vendin tonë"

Ai është i ri, i pashëm dhe i arsimuar. Po ashtu ai ka një emër shumë të njohur në Indi. Në rrugët e kryeqytetit indian Nju Delhi i shqiptuar nga goja e një studenti në fundjavë ai tingëlloi kështu:

"Rahul Gandi është një burrë shumë karizmatik, ai ka forcë dhe ne shpresojmë që ai do të ndërrmarrë hapat e duhur për vendin tonë".

Një emër - njëkohësisht mallkim dhe bekim

Rahul Gandi është fituesi i zgjedhjeve, ai është ylli, simboli i Partisë së Kongresit. Ai pritet së shpejti që t'i jap vendin një drejtim të ri. Askush nuk dyshon më që politikani i ri pas një viti apo më së largu pas dy vitesh do të marrë përsipër drejtimin e qeverisë.

Emri dhe prejardhja e tij janë njëkohësisht mallkim dhe bekim. Nëna e tij Sonia është shefe e partisë, babai i tij Raxhif u vra si kryeministër në vitin 1991, po ashtu edhe gjyshja e tij Indira Gandi vdiq si pasojë e një atentati. Meghithatë Rahuli vendosi të mirret me politikë. Dhe pas fitores së zgjedhjeve ai dha një mesazh të qartë:

"Unë jam shumë i lumtur që të rinjtë e këtij vendi dhe po ashtu të varfrit vendosën të votojnë kështu. Tani unë kam një punë e ajo është që të ndihmojë të rinjtë në politikë dhe në këtë mënyrë të ndryshojmë politikën e këtij vendi".

Gandi është 38 vjeç dhe gjysma e 1,1 miliardë indianëve janë nën 25 vjeç

Rahul Gandi e di se ç'flet. Kryeministri aktual Sing ka mbushur tashmë 77 vjeç dhe sapo ka lënë pas vetes një operacion të vështirë të zemrës. Ai vetww është 38 vjeç dhe çka është më e rëndësishme: gjysma e 1,1 miliardë indianëve është nën moshën 25 vjeçare. Ky është një prej shkaqeve kryesore pse ai mbështetet nga rinia indiane dhe pse Partia e Kongresit i fitoi zgjedhjet me një rezulat të thellë.

Megjithatë nëna e Rahulit, Sonia Gandi aktualisht është politikania më e fuqishme në Indi. Kritikët e akuzojnë shefen e partisë për një dozë arrogance, e disa i pengon që ajo ka lindur në Itali, çka vërrhet ende në theksin e saj:

"Në fakt kjo për shumë njerëz është e vështirë, sepse nuk më njohin, por unë ndihem indiane dhe aspak si italiane. Unë e dua Indinë, i dua njerëzit këtu, India është në zemrën time".

India ndodhet në prag të një ndërrimi brezash në politikë

Djali i saj, Rahuli nuk ka nevojë për deklarata të tilla. Ai pritet mirë nga njerëzit, posaçërisht sepse në fushatë u prezantua si një njeri që mbron interesat e të varfërve. Pas fitores së papritur ai fliste pothuajse si një burrështetas i madh:

"Ka gjithnjë humbës dhe fitues - kundërshtarët tanë zhvilluan një luftë të mirë dhe të vështirë elektorale, këtë dua ta theksoj qartë. Dallimi thelëbsor prej kundërshtarëve tanë është vetëm se ne duam një politikë botërore dhe të hapur".

India ndodhet në prag të një ndërrimi brezash në politikë dhe emri Gandi, i cili në Indi ka kohë që është kthyer në një mit do të luajë edhe më tej një rol vendimtar.


Autor: Carsten Vick/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 18.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hspi
  • Data 18.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hspi