1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një Egjipt pa Vëllazërinë Muslimane?

Vëllezërit Muslimanë janë tepër të zemëruar dhe ata nuk po reflektojnë dot për gabimet e tyre. A gjendet Egjipti pas rrëzimit të presidentit Mursi dhe kaosit në prag të humnerës?

Kur Muhamed Mursi kandidoi në zgjedhje, ai premtoi të ishte president i tërë popullit egjiptian. Por Mursi, mendon politologu egjiptian Amr Hashim Rabea Al-Ahram nga Qendra për Studime Politike dhe Strategjike (ACPSS) në Kajro,  nuk ka arritur t'i bashkojë të gjitha forcat politike mes tyre. Për shkak të situatës katastrofike ekonomike do të kishte qenë e nevojshme të bashkoheshin forcat për rindërtimin e vendit. Presidenti i përkohshëm Adli Mansur me të vërtetë do ta çojë Egjiptin deri në zgjedhjet e reja, por si ai edhe presidenti i ardhshëm do të përballet me një sfidë të madhe: ribashkimi i popullit të ndarë.

Ägypten Adli Mansour Vereidigung

Në foto, Adli Mansour

Një Egjipt pa Vëllazërinë Muslimane?

Ndjekësit e Fushatës "Tamarud" (rebelim) thonë se kanë mbi mbledhur 20 milion nënshkrime kundër Mursit, sepse ata nuk duan që të qeverisen më nga Vëllazëria Myslimane. Por a mund të ketë një Egjipt pa Vëllazërinë muslimane? Vëllezërit Muslimanë kanë rrënjë të thella në shoqëri dhe kandidati i tyre Muhamed Mursi i fitoi  zgjedhjet 2012, megjithëse me një pjesëmarrje të ulët, me 13.2 milionë vota. "Integrimi i  Vëllazërisë Myslimane në procesin politik nuk është i lehtë", thotë Rabea nga ACPSS. Sepse frontet janë të ashpërsuara dhe konflikti mes Vëllazërisë Myslimane dhe ushtrisë përshkallëzohet për ditë.

Në Egjipt nuk ka deri tani një ndërmjetës neutral dhe të gjitha partitë e Islamit politik nuk duan të marrin pjesë në qeverinë kalimtare, e cila pritet të formohet, madje edhe salafitët me partinë e tyre të dritës.

wp 15.02.2011 Berlin-DE : Volker PERTHES, Stifrtung Wissenschaft und Politik, Nahostexpertze, aufgenommen waehrend einer Diskussion der Akademie der Kuenste zum Thema 'Solideraritaet mt Aegypten'

Në foto, Volker Perthes

"Vëllezërit Muslimanë janë tepër të zemëruar dhe ata nuk po reflektojnë dot për gabimet e tyre" - thotë Volker Perthes, ekspert për Lindjen e Mesme dhe drejtor i Institutit për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP).

Rritet dhuna në Egjipt

Volker Perthes supozon se dhuna mund të përshkallëzohet edhe më tej. "Por ajo mund të shkaktohet jo vetëm prej Vëllazërisë Myslimane, por dhe nga forcat të afërta me Vëllazërinë Myslimane, si Islamiya Gamaa, të cilat kanë një të kaluar terroriste", thotë ai. Ky grupi në të kaluarën u distancua në të vërtetë nga sulmet, sepse e konsideruan zgjedhjen e një presidenti islamik si një alternativë. Megjithatë egjiptianët kanë frikë prej radikalizimit të Vëllezërve Muslimanë. Gjithësesi ka zëra që kërkojnë modernizimin demokratik të kësaj partie.

Forcat laike të Egjiptit janë të vetëdijshme për rreziqet që mund të lindin për sigurinë e vendit, e prandaj Aleanca e Majtë liberale është shprehur qartë kundër formimit të një qeverie pa parti islamiste.