1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Një ditë para takimit Thaçi - Daçiq

Prishtina nuk do të pranojë që asociacioni i komunave serbe të ketë kompetenca të ligjbërjes. Beogradi akoma shpreson që Prishtina do të lëshojë pe dhe asociacioni i komunave serbe të ketë kompetenca ekzekutive.

Hashim Thaci, Cathrin Asthon dhe Ivica Dacic -pamje nga takimi i mëhershëm në Bruksel

Hashim Thaci, Cathrin Asthon dhe Ivica Dacic -pamje nga takimi i mëhershëm në Bruksel

Prishtina zyrtare nuk e ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjës së asociacionit të komunave më shumicë serbe. “Të pranohet çfarëdo marrëveshjeje që është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e të mos pranohet asnjë marrëveshje që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

Kështu ka deklaruar Bekim Qollaku, këshilltar i kryeministrit Hashim Thaci, një ditë para takimit të dy prillit në Bruksel mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiq, i teti taki në rradhë. Krijimi i asociacionit të komunave serbe, funksioni dhe detyrat është tema e vetme e takimit, ku shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, pret që të dy kryeministrat të nënshkruajnë një marrëveshje, ndonëse, baronesha Ashton e di mirë që kjo do të jetë e vështirë.

Takimi i 2 prillit - raund përmbyllës i formatit të dialogut

Nga takimi i diplomates Ashton me udhëhqësit serbë në Beograd

Nga takimi i diplomates Ashton me udhëhqësit serbë në Beograd

Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijancic, ndërkohë ka deklaruar për mediet serbe se takimi i së hënës (02.04) është dhe raundi përmbyllës i dialogut duke rikujtuar deklaratën e shefes së saj, se “ takimi i së martës do të jetë raundi përmbyllës lidhur me çështjet e parapara për këtë format të dialogut”.

Prishtina zyrtare sipas këshilltarit të kryeministrit Thaci, nuk do ta pranojë që asociacioni i komunave serbe të ketë kompetenca ekzekutive ashtu siç kërkon Beogradi. “Prishtina nuk do të pranojë asnjëherë që asociacioni i komunave serbe të ketë kompetenca të legjilsative, që të ketë një Gjykatë Apeli dhe të ketë formacione të veçanta të policisë. Këto kompetenca i përkasin vetëm nivelit qendror”, ka thënë Bekim Qollaku.

E Beogradi zyrtar nga ana tjetër, akoma insiston që asociacioni i komunave serbe të ketë kompetenca ekzekutive. Këtë të hënë (01.04), udhëheqësit më të lartë shtetërorë po konsultohen para takimit të dy prillit në Bruksel, ku flitet se kryeministrit serb Ivica Daciq do t'i bashkohet edhe Aleksandër Vuciq, zëvëndëskryeministër dhe njeriu që ka më së shumti fuqi politike tash për tash në Serbi. Të premten e javës së shkuar, Marko Djuriq, këshilltar i presidentit serb Tomisllav Nikoliq, pati thënë se situata “është dramatike sikurse ka qenë para konferencave në Dayton dhe Rambouillet”.

Marrëveshja Kosovë-Serbi dhe konturet e funksionimit mes dy shteteve

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Njohës të zhvillimeve politike në Kosovë, ndërkaq, thonë se një marrëveshje e mundshme për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, duhet të përcaktojë detyrime të qarta edhe gjatë zbatimit të saj. I këtij mendimi është edhe Afrim Hoti, profesor në Universitetin e Prishtinës që ka analizuar në vazhdimësi dialogun Kosovë-Serbi.

”Marrëveshja për normalizimin e raporteve duhet të vendosë konturet e përgjithshme të funksionimit të dy shteteve si shtete sovrane. Ndërkohë, dialogu për objektiva të ndryshme, duhet të vazhdojë në të ardhmen dhe kjo duhet të bëhet nga grupet e ekspertëve, ose nga grupe punuese, secila me specifikat e veta. Në këtë drejtim, duhet të kemi bisedime për pensionet, për të zhdukurit, për borxhet, për pasurinë, për pronat etj. Të gjitha këto janë çështje për të cilat dy qeveritë do të duhej t'i zgjidhnin në të ardhmen e afërt ”, thotë Afrim Hoti. Sidoqoftë, kryeministri Hashim Thaçi, në raportimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës pati deklaruar se Prishtina shkon në Bruksel e gatshme që të nëshkruajë marrëveshjen.