1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një ditë e mirë për Tunizinë

Tunizia ishte vendi i parë arab, i cili zhvilloi zgjedhje të lira pas rrëzimit të regjimit autoritar me anë të protestave. Kreu i vëzhguesve të Bashkimit Europian beson se votimet dërguan një mesazh të fuqishëm.

Gjermani Michael Gahle, drejton misionin e vëzhguesve të Bashkimit Europian në Tunizi.

Gjermani Michael Gahle, drejton misionin e vëzhguesve të Bashkimit Europian në Tunizi.

Michael Gahle, i cili është një prej konservatorëve të Parlamentit Europian, drejton misionin e vëzhguesve të Bashkimit Europian në Tunizi. Ai është pjesë e Parlamentit Europian që prej vitit 1999 dhe aktualisht ai punon pëer Komitetin e Punëve të Jashtme.

Deutsche Welle: Më shumë se 90 përqind e 4.1 milion votuesve të regjistruar morën pjesë në votime. Ishin të lira dhe të ndershmë zgjedhjet e para që u zhvilluan në Tunizi?

Michael Gahler: Është një moment i gëzueshëm. Ne kemi folur me njerëzit që rrinin më orë të tëra në radhë dhe të gjithë ishin të lumtur. Për pjesën më të madhe të tyre është hera e parë që marrin pjesë në votime. Ata nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në zgjedhjet e manipuluara nga Ben Ali. Është një ditë e mirë për Tunizinë. Ne si vëzhgues të zgjedhjeve jemi duke ndjekur proçesin e numërimit të votave, sepse kjo është pika më e rëndësishme e diskutuar në politikën tuniziane: Janë zgjedhjet transparente? Transparencë do të thotë deri në momentin e fundit, nga përcaktimi i rezultatit në qendrën e votimit deri në rezultatin e përgjithshëm për qarkun zgjedhor. Ka pasur disa vonesa për shkak se pjesëmarrja ka qenë e madhe. Përveç kësaj, ka pasur disa parregullsi të vogla sepse të dhënat e rezultateve kishin përfunduar duke mbërthyer kutitë e votimit. Kjo në fakt nuk duhet të ndodhtë, por këto janë gabime fillestare. Këto veprime nuk kanë ndonjë ndikim negativ në cilësinë e zgjedhjeve, por do të vonojnë proçesin e numërimit të votave.

Ka pasur fjalë për mashtrime zgjedhore? Ekzistonte një frikë e madhe për këtë.


Unë besoj se sistemi, ashtu siç është aktualisht, është shumë transparent. Rezultatet e zgjedhjeve janë treguar jashtë qendrave të votimit në mënyrë që mund të shihet nga çdo tunizian. Vëzhguesit kanë qenë aty në çdo hap të proçesit. Unë kam qenë i bindur se për shembull në zonën zgjedhore “Tunis 1” erdhën të gjitha të dhënat e rezultateve të zgjedhjeve dhe u tabuluan nën vëzhgimin tonë. Në fund, rezultatet e të gjitha qendrave të votimit do të publikohen në internet. Në këtë mënyrë, me të vërtetë mund të flasim për transparencë dhe se nuk ka manipulim të proçesit.

Zgjedhje, Tunizi

Zgjedhje, Tunizi

Si do të vazhdojë proçesi pasi votat të jenë numëruar?


Fillimisht, do të përcaktohet shpërndarja e mandateve. Ka pasur edhe zona ku janë zgjedhur më shumë se një përfaqësues. Ndërmjet katër dhe 10 vendeve kanë qenë të përcaktuar në 27 qarqet e brendshme zgjedhore dhe gjashtë janë përcaktuar nga jashtë vendit. Tunizianët që jetojnë në Gjermani votuan. Kjo shpërndarje do të bëhet publike të martën në mbrëmje nga kreu i Komisionit Zgjedhor.

Çfarë sinjali i dërgon zhvillimi dhë përfundimi i këtyre zgjedhjeve vendeve të tjera arabe?

Unë mendoj, se këto zgjedhje japin një sinjal shumë të fortë dhe bindës. Njerëzit që kanë liruar veten nga autoritarizmi kanë arritur të krijojnë brenda nëntë muajve një kornizë legjitime për udhëheqjen e tyre. Tunizianët kërkuan të ndajnë veten nga njerëzit që mbështesin epokën e vjetër. Ka njerëz në Komisionin Zgjedhor, të cilët kërkojnë demokraci dhe janë kthyer nga mërgimi për të ndihmuar demokracinë tuniziane të ngrihet në këmbët e saj. Ky është një sinjal shumë i qartë për vendet e tjera arabe: Nëse ju dëshironi të keni jo vetëm një revolucion, por edhe një kuadër të qëndrueshëm demokratik, atëherë organizohuni si tunizianët.

Do të pranojnë tunizianët dhe Perëndimi rezultatet e këtyre zgjedhjeve, pavarësisht se kush do të fitojë?


Pranimi i rezultati nuk ka të bëjë vetëm me ne vëzhguesit e zgjedhjeve.Tunizianët duhet të ndjejnë se rezultati i së martës është rezultati i tyre. Nëse do të ndodhë diçka atëherë është Asambleja Kushtetuese ajo që do të vendosë, por kjo është edhe një detyrë e Perëndimit, vendet fqinje dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojnë të punojë me Tunizinë në këto momente, për të konsoliduar demokracinë.

Interview: Diana Hodali / Amarildo Topi

Redaktoi: Aida Cama