1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Një dhuratë për Merkelin vë policinë në lëvizje

Për të shprehur mirënjohjen ndaj Gjermanisë tre refugjatë menduan t''i dhuronin diçka kancelares, Angela Merkel. Por shkaktuan një aksion policor.

Deutschland Geschenk für Merkel löst Polizei-Einsatz aus (picture alliance/dpa/A. Winkler)

Tre refugjatët pozojnë për mediat me dhuratën

Ata ishin tre refugjatë të ardhur në Gjermani që qëndronin në Naunheim. Për të shprehur mirënjohjen ndaj Gjermanisë atyre u erdhi ndërmend një ide: T'i dhuronin diçka kancelares gjermane, Angela Merkel. Arash Esmailzadeh, babai i tij, Mohamad Esmailzadel dhe nëna Nagris Esmailzadeh dhanë dhuratën për kancelaren në një postë pranë pikës së karburantit në Naunheim. Zëdhënësi i policisë u shpreh se punonjëses së postës kjo paketë iu duk e dyshimtë për shkak të atentatit të fundit në Berlin, e për këtë shkak ajo lajmëroi policinë.

Një ekip policor vihet në aksion, ata bllokojnë pikën e karburantit dhe hyjnë në postë të kontrollojnë me qen ere paketën. Por asgjë. Paketa nuk kishte asgjë të dyshimtë e kështu duhet të ketë vazhduar rrugën për të mbërritur në duart e kancelares.