1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Një delegacion nga Kosova në Gjermani

Një delegacion nga Kosova ndodhet për një vizitë disa ditëshe (20-25.04) në Gjermani. Grupi i përbërë nga përfaqësues të pozitës dhe opozitës e filloi të hënën turneun me disa takime me zyrtarë të lartë në Berlin.

Kosova në kërkim të vizioneve

Kosova në kërkim të vizioneve

Është delegacioni i parë i Republikës së Kosovës që viziton zyrtarisht Gjermaninë. Takimin e parë të tyre katër ministrat dhe përfaqësuesit e opozitës e patën me ministrin e shtetit Gynter Glozer (Gloser). Delegacioni është ftuar me ftesë të qeverisë gjermane në kuadër të përpjekjeve të Gjermanisë për të ndihmuar ndërtimin e strukturave të shtetit të ri të Kosovës.

Ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferati, tha për Deutsche Wellen se nga kjo vizitë pret që të vjelë një përvojë të vyeshme për punën e ministrisë së tij në Kosovë: "Unë e kam pritë me kënaqësi ofertën për të ardhur Gjermani, sepse duke u nisur nga fakti Gjermania është me traditë dhe stabilitet për të pa se në cilat fusha ushtrojnë komunat kompetenca si është autonomia e qeverisjes lokale, si është koordinimi dhe bashkëpunimi me nivelet qendrore, dhe njëkohësisht dua të shoh se cilat efekte i ka prodhuar Gjermania me decentralizimin dhe se si mund të shërbejnë si model zgjidhjet që ka përdorur ajo."

Delegacioni po zhvillon takime në ministrinë e drejtësisë, atë të brendshme, si dhe përfaqësues të komisionit të jashtëm parlamentar në Bundestag, mes tyre edhe me kryetarin Ruprecht Polenz. Përveç ministrit Ferati, asaj të drejtësisë, Nekibe Kelmendi, atij të ambjentit, Nenad Rashic, dhe atij të drejtësisë Mahir Rakcilar, në delegacion marrin pjesë edhe përfaqësues të opozitës si dhe kryebashkiaku i Prishtinës, i cili ka pasur të hënën edhe takime të tjera me përfaqësues të pushtetit lokal në kryeqytetin gjerman.

Të mërkurën (23.04.) delegacioni do të vazhdojë pjesën e dytë të udhëtimit për në landin Rheinland Pfalc, ku në program janë një sërë takimesh të tjera nëpër ministri të ndryshme.

  • Data 22.04.2008
  • Autor A. Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DllL
  • Data 22.04.2008
  • Autor A. Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DllL