1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Një delegacion i lartë i NATO-s viziton Kosovën në prag të reduktimit të KFOR-it

Komiteti më i lartë ushtarak i NATO-os, i përbërë nga 28 përfaqësuesit e vendeve anëtare të aleancës veriatlantike shpjegon shkaqet e reduktimit. Vizita zhvillohet pak kohë para filimit të këtij procesi.

default

Trupat gjermane të KFOR-it

28 përfaqësuesit e vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike, të cilët përbëjnë komitetin ushtarak të NATO-os, qëndrojnë në Kosovë për të shprehur përkushtimin e tyre për një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Komiteti ushtarak i NATO-os, kryesohet nga admirali Jan Paolo di Paolo dhe komandanti i NATO-os me seli në Napoli, admirali Mark Fritzherald. Të dy krerët më të lartë ushtarak të NATO-os, thanë se situata e sigurisë në Kosovë ka shënuar përmirësime dhe ky është një fakt i mjaftueshëm për reduktimin e trupave të KFOR-it.

“Vizita në Kosovë e 28 përfaqësuesve të vendeve anëtare të NATO-os, është një konfirmim, siç e ka thënë edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-os, se Kosova mbetet një rajon i rëndësishëm në misionet e Aleancës. Ne do të bëjmë cdogjë që ta garantojmë paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Kjo mund të arrihet duke bashkëpunuar ngushtë me misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe natyrisht me institucionet kosovare”, thotë admirali di Paolo. Në të njetën linjë shprehet edhe admirali Mark Fitzherald, i cili thotë se struturat kosovare të sigurisë kanë shënuar përparime.

KFOR Friedenstruppen Kosovo im März 2009

Cili do të shkojë e cili mbetet?

Shkaqet për reduktimin e trupave në Kosovë

”Policia e Kosovës ka bërë progres të vazhdueshëm, që mund të shihet shumë qartë. Forca e Sigurisë së Kosovës, si një organizatë civile, poashtu hap pas hapi po shënon përparime. Këtu në Kosovë kemi edhe misionin evropian për polici dhe drejtësi EULEX. Pra të gjitha këto ndihmojnë në krijimin dhe qëndrueshmërinë e një ambienti të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Kjo është arsyeja se pse KFOR-it do të reduktojë trupat e saj”, thotë Admirali Fitzherald.

Në krye të forcave paqerujatëse në Kosovë është gjenerali gjerman, Markus Bentler. Ai është i ngarkuar që ta menaxhojë gjithë procesin e reduktimit të trupave të KFOR-it nga Kosova. Me herët në një intervistë për DW, gjenerali Bentler, pati shpjeguar procesin e reduktimit.

“Plani i reduktimit do të ndodhë gradualisht sepse akoma ka nevojë për diskutime politike në këshillin e NATO-os. Por në vija të trasha, në Kosovë do të mbesin 10 mijë trupa Reduktimi do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm. Megjithatë, para se të fillojë reduktimi do të bëhet një analizë e situatës së sigurisë do të analizohet çdo detaj dhe çdo informacion që ka të bëjë më sigurinë dhe nga e gjithë kjo atëherë do të merret vendimi se a do të fillojë reduktimi apo duhet të qëndrojnë akoma trupat ekzituese të KFOR-it. Besoj se ky proces do të ndodhë sepse këtu ka përmirësime të dukshme në situatën e sigurisë”, thotë gjenerali Markus Bentler.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 29.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jtf5
  • Data 29.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jtf5