1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Një delegacion i kryengritësve Libianë zhvillon në Bruksel bisedime me përfaqësues të BE-së dhe të NATO-s

Vizita u shoqërua me akuza të aktivistëve për të drejtat e njeriut, se rebelët kishin shkelur gjatë marshimit të tyre për në Tripoli javën e kaluar të drejtat e njeriut.

default

Akuza për plaçkitje, djegie dhe dhunë ndaj civilëve, me akuza të tilla nga ana e Human Rights Watch (HWR) u përballën para fillimit të takimeve të tyre në Bruksel kryengritësit e Libisë. Kreu i tyre Mahmud Xhibril i hodhi poshtë këto akuza. Sipas përfaqësueve të Human Rights Watch kryengritësit kanë ndërmarrë akte të tilla në periudhën qershor-korrik në malet e Nafuzës, në jug të Tripolit. Disa prej këtyre incidenteve bashkëpunëtorët e Human Rights Watch i kishin konstatuar vetë.

Libysche Soldaten Gaddafi treue Bodentruppen

Xhibrili pranoi gjatë vizitës së tij në Bruksel se ka pasur "disa incidente" dhe shkelje të të drejtave të njeriut në javët e para të kryegritjes kundër Muammar el Gaddafit, që ka filluar në muajin shkurt. Por sipas tij kjo nuk ndodh më në "zonat e çliruara". Pas një takimi me presidentin e komisionit të BE-së José Manuel Barroso Xhibrili deklaroi gjithashtu se të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi do të përballen me drejtësinë. "Ne jemi kundër çdo lloj shkeljeje të të drejtave të njeriut"- theksoi Xhibrili.

Numri dy i Këshillit Kalimtar të Rebelëve u takua në Bruksel edhe me sekretarin e përgjithshëm në Natos Anders Fogh Rasmussen. Takimi u zhvillua në selinë e Natos. Nën drejtimin e NATO-s që prej muajit mars një koalicion ndërkombëtar po kryen një operacion ushtarak ajror ndaj Libisë.

Kryengritësit kanë një "përgjegjësi të madhe" për ta drejtuar Libinë përmes një "transformimi të butë në një të ardhme demokratike dhe të hapur" tha Rasmussen. Përfaqësuesit e Këshillit Kalimtar të Rebelëve prezantuan përpara NATO-s vizionet e tyre për të ardhmen e vendit, që bazohet tek demokracia, shteti i së drejtës dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Libyische Soldaten schließen sich Rebellen an; Zintan, Juli 2011; Copyright: DW/Karlos Zurutuza

Xhibril u takua në Bruksel edhe me MPJ të vendeve të Benelux-it. Të tre këto vende e njohën Këshillin Kalimtar të Rebelëve si përfaqësues zyrtar të popullit libian. Një sërë vendesh, ndër to edhe Gjermania, e kanë bërë këtë përpara disa muajsh.

"Kjo është një mbështetje shumë e madhe politike për kauzën tonë dhe për popullin libian që ështö duke u përballur me dhimbje dhe agoni, kudo brenda Libisë apo në kufirin tunizian." - tha Mahmud Xhibril pas takimit me MPJ të vendeve të Beneluxit.

Autor: Pandeli Pani

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM