1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një burrë për misione të vështira - John Allen, komandanti i ri i ISAF-it

Komandani i ri i ISAF-it, John Allen merr më 18 korrik komandën nga gjenerali Petreaus. Allen është këmbësor marine dhe konsiderohet strateg dhe njeri i situatave të vështira.

John Allen, komandanti i ri i ISAF-it.

John Allen, komandanti i ri i ISAF-it.

John R. Allen flet me zë të ulët. Ai ka mbaruar tre studime masteri, mes të cilave një në universitetin me emër "Georgetown University", në Uashington. Ai konsiderohet si analist i shkëlqyer dhe strateg ushtarak me aftësi diplomatike. Në prezantimin si komandant i ri i trupave amerikane dhe atyre të ISAF-it në Afganistan, presidenti amerikan Barack Obama, komandanti suprem i forcave të armatosura të SHBA-së, e rekomandon atë me këto fjalë:

Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe John Allen.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe John Allen.

"Ai është një udhëheqës i sprovuar lufte. Ai e ktheu situatën në provincën Al Anbar në favor të tij dhe si zëvendëskomandant i trupave amerikane, u respektua në të gjithë rajonin. Ai është marrë intensivisht me planet strategjike për Afganistanin."

Allen nuk ka përvojë në Hindukush. Përvoja e tij ushtarake lidhet me Irakun. Si komandant i provincës Al Anbar ai arriti në vitet 2007 dhe 2008 që t'i kthente luftëtarët sunitë kundër rrjetit të Al Kaidës, i cili ka qenë shumë aktiv në rajon. Aleanca e inicuar prej tij kontribuoi për vendosjen e qetësisë në Irak.

Gjenerali David Petraeus.

Gjenerali David Petraeus.

Përvoja e mbledhur atje do i duhet në Afganistan, vend i cili ndodhet në periudhë kalimtare deri në tërheqjen e plotë të trupave. Akti balancues, për të bërë të sigurta lindjen dhe jugun e vendit, ndërkohë që në sfond duhet arritur një zgjidhje politike me talibanët, është një sfidë e vërtetë.

Allen, do të marrë drejtimin e 140 mijë trupave të NATO-s dhe atyre amerikane. Por kontigjenti do të vijë duke u zvogëluar. Krah amerikanëve, edhe Gjermania, Britania e Madhe dhe vendet e tjera të ISAF-it do të reduktojnë muajt e ardhshëm trupat e tyre. Deri në shtator 2012, duhet të tërhiqen 30 mijë ushtarë ndërkohë që duhet bindur udhëheqja afgane për të rritur numrin e forcave të sigurisë, deklaron Allen para Senatit amerikan. Komuniteti ndërkombëtar do të largohet nga Afganistani kur ky të jetë në raporte relativisht stabile. Ky është misioni i ri i Allen-it.

Autor: Daniel Scheschkewitz / Aida Cama

Redaktoi: E. Xhani