1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Një bankë gjigande e të dhënave- sistemi i informimit për zonën Shengen

Si shpërblim për hapjen e kufijve, shtetet lindore duhet të futen në sistemin evropian të informimit të zonës Shengen, i njohur shkurt me emrin SIS, një bankë gjigande të dhënash.

default

Qendra SIS në Strasburg

Fusha të gjelbra, dhe shtëpi të veçuara. Rruga e asfaltuar përfundon e pas kësaj fillon një shteg i pashtruar që humbet nëpër fushë. Këtu në këtë zonë idilike në periferi të Strasburgut ndodhet kompjuteri qendror i sistemit informativ të Shengenit, i njohur me emrin SIS, një bankë gjigande të dhënash.

"Ka një gardh me tela zigzag, pastaj një të dytë. Pas këtyre gardheve vjen një barrierë ekologjike me shkurre, por aty brenda ndodhet një gardh tjetër me gjemba. Ky pengon futjen e makinave. Pas kësaj fillojnë kamerat dhe binarët fluoreshentë.", thotë drejtori i SIS-it, Berhard Kirch dhe nxiton për t'u futur në portën qendrore të zemrës së bankës evropiane të të dhënave për Shengenin. Ai i tregon me krenari vizitorëve masat e sigurisë.

Çfarë ruhet në SIS

Qendra në Strasburg është tepër e siguruar, bën pjesë në shkallën e parë të sigurisë si ministria e brendshme franceze. Muret e jashtëm, janë veçanërisht të trashë, shpjegon Kirch.


Mbi 16 milionë të dhëna ruhen dhe administrohen nga SIS. Shumica e tyre për makina, dhe vetëm 1,2 milionë skeda elektronike përmbajnë të dhëna për njerëzit. Të gjitha këto informacione vinë nga policitë e shteteve anëtare dhe përmes Strasburgut shpërndahen në të gjitha njësitë policore në zonën e Shengenit.

Si veprohet me të dhënat

Drejtori i SIS-it, Bernard Kirch tregon një shembull: "Policia franceze fut një informatë në sistem për një person të caktuar, i cili supozojmë është i implikuar në grupime terroriste. Ky person vendoset nën vëzhgim të kujdesshëm. Tre muaj më vonë ai kontrollohet nga policia gjermane. Identifikohet dhe policët gjermanë mbledhin të gjitha të dhënat, që mund të marrin. Këto informacione i kalohen policisë franceze. Këtu bëjnë pjesë info të tilla si targa e makinës apo nr i celularit. Policia franceze mund të përshkallëzojë masat, si për shembull mund të ndërmarrë përgjimin e telefonit."

Në këtë sistem janë futur pak kohë më parë edhe shtetet e reja të zonës së Shengenit. Në të vërtetë duhej që me zgjerimin e zonës Shengen të fillonte nga puna edhe sistemi i dytë, i njohur me emrin SIS II. Por teknika nuk funksionon ashtu si duhet. Shtetet anëtare kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme, sqaron Eva Klamt, specialiste e SIS-it dhe eurodeputete e CDU-së. Klamt: "Kemi marrë sistemin funksionues aktual që kemi përdorur prej vitesh, ne si shtete të Shengenit të vjetër. Portugalia u ofrua vetë, tha se ajo ka kapacitete të tilla memorizimi që të fusë edhe nëntë shtete të reja aty. Këto shtete fusin të dhënat e veta aty, dhe ato kalojnë pastaj në Strasburg."


Deri sa të funksionojë sistemi i dytë SIS do të kalojnë edhe disa muaj. Por eurodeputetja Klamt është e mendimit që shtetet e reja mund të memorizojnë pa probleme të dhënat në sistemin e tanishëm.







  • Data 11.01.2008
  • Autor Ruth Reichstein
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CoOf
  • Data 11.01.2008
  • Autor Ruth Reichstein
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CoOf