1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Një atentat ndaj një të besuari të Musharrafit acaron më tej gjendjen në Pakistan

Rreth një javë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme prej presidentit Pervez Musharraf gjendja në Pakistan po acarohet më tej. Prej një atentati suicidal përpara shtëpisë së politikanit Amir Muqam, sekretar shteti dhe i besuar i Musharrafit në veriperëndim të vendit gjetën vdekjen të paktën katër vetë. Atentatori i ishte afruar shtëpisë së politikanit Amir Muqam dhe ndezi lëndën shpërthyese, kur forcat e sigurimit donin ta ndalonin. Muqami vetë nuk pësoi ndonjë dëmtim. Liderja opozitare në Pakistan, Benazir Buto, u vu sot sot në gjendje arresti shtëpie vetëm pak kohë para demonstratave të mëdha kundër presidentit Pervez Musharaf. Ndërkohë sipas të dhënave të opozitës janë arrestuar edhe 5.000 kundërshtarë të tjerë të qeverisë. Presidenti Musharaf kishte deklaruar më parë se policia nuk do të lejojë asnjë tubim.
  • Data 09.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C9qk
  • Data 09.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C9qk