1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një thirrje e papranueshme

Rayna Breuer / Bahri Cani26 Tetor 2012

Zëdhënësi i CSU -së është detyruar të japë dorëheqje, pasi është bërë e ditur se ka bërë presion ndaj kanalit televiziv ZDF. Po cilat do të jenë pasojat e tjera të aferës?

https://p.dw.com/p/16Xhf
Skandali me ZDF - kryeministri bavarez Horst Seehofer (CSU),dhe zëdhënësi i CSU-së Hans Michael Strepp
Fotografi: dapd

Një aferë e re telefonike ka shkaktuar jehonë në Gjermani. Hans Michael Strepp, zëdhënësi i Unionit Kristiansocial (CSU), duket se të dielën (21.10.2012) ka telefonuar në redaksinë e Televizionit të Dytë Gjerman (ZDF) dhe ka kërkuar që të mos raportohet për kongresin e socialdemokratëve (SPD), në Bavari, sepse ata janë konkurrentët e tij të drejtpërdrejtë. A është kjo një përpjekje për influencimin e mediave? Strepp thotë jo.

Detajet e telefonatës ende nuk dihen. Por vet thirrja telefonike e zëdhënësit dëshmon qartë: politikanët ende po i tejkalojnë kufijtë e lejuar dhe duket se nuk kanë mësuar asgjë nga afera e ish presidentit Wulff. Për shkak të aferave të ngjashme, ish presidenti Christian Wulff u detyrua të largohet nga posti, sepse ka bërë përpjekje të ushtrojë presion ndaj mediave, që të mos shkruajnë keq për të. Prej kësaj afere, mediat në Gjermani janë shumë alergjike ndaj përpjekjeve për influencimin e politikës redaktuese. Ndëkrohë që edhe opinioni është shumë sensibël.

Hans Michael Strepp
Hans Michael StreppFotografi: dapd

Ndërhyrja e (pa)suksesshme

CSU-ja po përpiqet "të shpjegojë rastin", tha shefi i partisë Horst Seehofer. Por debati nuk ka përfunduar. "Ajo që duket se ka bërë zëdhënësi i CSU-së është plotësisht e papranueshme", thotë Hendrik Zörner nga Shoqata e Gazetarëve gjermanë. "Kjo është një përpjekje për presion masiv ndaj lirisë së shtypit", shton ai.

Edhe Stephan Weichert, profesor në Shkollën e Lartë për media dhe komunikim Macromedia pohon se kjo përpjekje është plotësisht e papranueshme. Por edhe ai është i vetëdijshëm se presione ka pasur dhe do të ketë. Varet vetëm mënyra se si bëhen ato, paralajmëron shekncëtari duke shtuar se "presionet janë absolutisht të dëmshme për lirinë e shtypit".

Zhvillimet e fundit nuk duhet të mbivlerësohen. Ato me siguri që janë të dëmshme, por janë pjesë e punës së përditshme, pohon Zörner. Gjermania është një demokraci ku liria e shtypit ka një traditë më të gjatë. "Që nga afera e Spiegel-it para 59 vitesh, është krijuar vetëdija se presionet ndaj mediave janë të papranueshme". Në aferën e tetorit të vitit 1962, redaktorët e gazetës "Der Spiegel" janë akuzuar për tradhëti kombëtare, për shkak të raportimeve kritike. Skandali i atëhershëm ka rezultuar me forcimin e lirisë së shtypit.

Barbara Thomaß, eksperte në media dhe dikur anëtare e Bordit Drejtues të ZDF-së, mendon se edhe në këtë rast mund të nxirren konkluzione pozitive. "Më qetëson reagimi shumë i ashpër i opinonit gjë që dëshmon se sa të ndjeshëm jemi në këtë segment. Kjo ëshë e mira e këtij rasit fatkeq", pohon ajo.

Prof. Dr. Barbara Thomaß, eksperte në media
Prof. Dr. Barbara Thomaß, eksperte në mediaFotografi: Bernd Schäfer

Të ruhet pavarësia

ZDF-ja është një televizion publik, i cili në Bordin Drejtues ka edhe politikanë të partive të mëdha. Po si mund të ruhet pavarësia në qoftë se vet politikanët ushtrojnë presion? "Ne kërkojmë që në borde të ketë më pak politikanë", pohon Hendrik Zörner. Kjo kërkesë ekziston kaherë. Ajo është forcuar prej rastit kur kryeredaktorit të ZDF Nikolaus Bender, nuk iu zgjat kontrata, për shkak të presioneve të ish - politikanit Roland Koch.

Barbara Thomaß është e shqetësuar. "Studime të ndryshme kanë treguar se presoni ndaj gazetarëve është shumë i qartë: me metoda subtile apo të hapura si në rastin e politikanit Strepp.