1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një figurë karizmatike, por edhe e diskutueshme - Xhon Mekkein kandidati i republikanëve

Jens Borchers8 Shkurt 2008

Tani dihet: Republikani John McCain është kandidati presidencial i republikanëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale këtë vjeshtë.

https://p.dw.com/p/D4UA
Senatori Xhon MekkeinFotografi: AP

Fushatë zgjedhore në SHBA: Dy folës po përpiqen t'i shpjegojnë publikut mosbesues, përse me gjithë dallimet në opinione, Mekkein (John McCain) është kandidati i duhur i republikanëve për president.

Pastaj vjen Mekkeini. Ai bën disa komplimente në drejtim të publikut të rezervuar dhe hyn menjëherë në temë. 'Miq, do të ndihesha i nderuar sikur të merrja emërimin prej partisë sime.'

Duartrokitje por kurrsesi brohoritje frenetike. Mekkeini konsiderohet nga shumë njerëz këtu si tepër liberal, por ç'rëndësi ka kjo tani? Ai do të kandidojë. Një burrë kokë më vete. Ai konsiderohet si kompetent në çështje të politikës së jashtme dhe të sigurimit. Ishte ai që pak pas pushtimit të Irakut kritikoi me forcë strategjinë e mjerueshme të planifikimit të luftës prej shokut të tij partiak George Bush. Edhe sot në mes të fushatës zgjedhore thotë: 'Pushtimi nuk ishte gabim, por mënyra si u zhvillua lufta ishte një gabim i tmerrshëm.'

Republikan liberal

Mekkeini thotë për veten që i thotë gjërat siç janë. Pa fshehur, pa premtime të zbrazëta. Ai votoi kundër lehtësimeve fiskale të Bushit për dhjetë mijë më të pasurit; por tani është pro lehtësimeve. Ai kërkon ndihma kualifikimi të mëtejshëm për të papunët, përmirësime në sistemin shëndetësor dhe një ligj të ri për imigrimin.

Në SHBA jetojnë të paktën 12 milionë imigrantë. Kjo është një temë shumë, shumë emocionale, veçanërisht ndër zgjedhësit republikan. Mekkeini parashtroi një projektligj me të cilin do të mbroheshin kufijtë e vendit, por që do të bënte të mundur edhe qëndrimet e përkohshme për punë dhe do të ofronte një zgjidhje për 12 milionë imigrantët e paligjshëm. Projektligji dështoi. Mekkeini kërkon amnisti për imigrantët e paligjshëm shkumëzojnë ende sot kritikët konservatorë.