1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nisma 450 miliardë dollarëshe - Obama kërkon mbështetje në Kongres për programin e menjëhershëm për vende pune

Tepër pak vende pune: ky është aktualisht një prej shqetësimeve më të mëdha të presidentit amerikan Barack Obama. Këtë ai do ta çajë me një nismë për vende pune, siç paralajmëroi të enjten (8.9.) në Uashington.

Presidenti Barack Obama para Kongresit amerikan për programin e ri për vende

Presidenti Barack Obama para Kongresit amerikan për programin e ri për vende

Më shumë se nëntë për qind papunësi, një ekonomi e ngecur, vlera sondazhesh të këqija: këto nuk janë premisat më të mira për presidentin amerikan Barack Obama gjatë fjalimit të tij para Kongresit. Por Obama u tregua luftarak; dhe ai i befasoi dëgjuesit e vet, sepse programi me emrin "Jobs Act" me një vëllim prej rreth 450 miliardë dollarësh është qartazi më i madh sesa pritej.

Presidenti amerikan e kërkoi me ngulm mbështetjen e republikanëve opozitarë për projektin e tij. "Pavarësisht mosmarrëveshjeve në të kaluarën ose atyre të ardhshme, ky plan është tani pikërisht gjëja e duhur për t'u bërë tani. Duhet ta miratoni."

Obama këmbëngul në miratimin e nismës

Salla e Kongresit amerikan ku Obama mbajti fjalimin e tij për nismë e re për hapje vendesh të reja pune

Salla e Kongresit amerikan ku Obama mbajti fjalimin e tij për nismë e re për hapje vendesh të reja pune

"You should pass it" - "Duhet ta miratoni" - pesë herë u ka bërë Obama thirrje me këto fjalë republikanëve në fjalimin e tij. Në thelb në programin e tij, siç pritej, bëhet fjalë për ulje taksash për punëmarrësit dhe firmat, për investime në infrastrukturë dhe për rritje taksash për të pasurit. Sepse (dhe kjo ishte e rëndësishme për Obamën) programi nuk duhet të shkaktojë hua të reja.

"Programi 'Jobs Act' nuk do ta shtojë deficitin. Ne do të paguajmë për të."

Barack Obama

Barack Obama

Për shembull, ndër të tjera super komiteti i ri, që u mblodh për herë të parë, do të kujdeset gjithashtu për financimin. Instanca u ngrit gjatë grindjes midis demokratëve dhe republikanëve para disa javësh rreth kufirit të sipërm të huave dhe do të hartojë një plan të gjerë kursimesh. Ky plan kursimesh do të zgjerohet sipas fjalëve të Obamës, për të financuar programin "Jobs Act".

Veç kësaj, presidenti do të paraqesë një propozim të vetin me mundësi kursimi. Dhe, ai i ka paralajmëruar shokët e tij të partisë, se këtu do të jetë fjala edhe për gjëra, që kanë rëndësi për demokratët. Për shembull, duhet reformuar sigurimi shëndetësor për të moshuarit, tha Obama.

 

Autor: Rolf Büllmann/Elert Ajazaj

Redaktoi: Mimoza Kelmendi

 

DW.COM