1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nismë greke për Ballkanin perëndimor

Me një konferencë të zgjeruar për shtyp për gazetarët vendas dhe korrespondentët e huaj zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke Jorgos Kumuçakos, dha sqarime të mëtejshme për inisiativën greke mbi Ballkanin perëndimor.

Dora Bakogianni

Dora Bakogianni, Ministre e jashtme e Greqisë

Zëdhenësi i ministrisë së jashtme greke Jorgos Kumuçakossi, shpegoi përmbajtjen dhe qëllimin e iniciativës greke për Ballkanin Perëndimor, që në formën e 5 pikave konkrete iu paraqit Këshillit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian të hënën në Bruksel. Kumuçakos e cilësoi iniciativën si "Selaniku 2", pra si vazhdim të Deklaratës së qershorit 2003 të samitit të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Evropës Juglindore,që u hapi përspektiven evropiane vendeve në fjalë dhe sqaroi se titulli i saj ishte "Nevoja për vendime ambicioze nga ana Bashkimit Evropian për Ballkanin Perendimor".

Vazhdim i Selanikut 1

Takimi i zgjerimit të BE-së në Athinë, prill 2003

Takimi i zgjerimit të BE-së në Athinë, prill 2003

Kumuçakos nënvizoi me forcë se iniciativa ishte produkt i një shqetësimi për rajonin në përgjithësi,i cili përballet me rrezikun që të bjerë në një "melankoli të re ballkanike",në qoftë se nuk i inspirohet një optimizëm i ri për të ardhmen e tij evropiane. "Ekziston rreziku", tha shprehimisht zëdhenësi grek, që këto vende "të humbasin besimin dhe përkushtimin në një zgjerim evropian,që duket i largët dhe i pasigurt".

Problemi i Ballkani nuk është vetëm Kosova

Pranoi si shtysë të veçantë për ndërmarrjen e iniciativës problemin pezull të Kosovës duke bërë fjalë për "moment të rëndësishëm dhe kritik", por nuk e kushtëzoi vetëm me këtë problem dhe hodhi poshtë çdo interpretim të perspektivës evropiane të Serbisë me konsesusin e saj për pavarësinë e Kosovës. "Është Serbia ajo që vlerëson të dhënat dhe merr vendimet. Nuk përmbahet ndonjë mendim i tillë për të ashtuquajturit trade off΄ " tha zëdhënësi grek, duke sqaruar njëkohësisht, se propozimi grek për "nënshkrimin imediat" të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të Serbisë me Brukselin "nuk injoron detyrimin e Beogradit për dorëzimin e krimineleve të luftës".

Flamuri grek dhe ai i BE-së

Flamuri grek dhe ai i BE-së

Jo vetëm Serbia

Së bashku me Serbinë, sipas propozimit grek, edhe Bosnjë Herxegovina, duhet të nëshkruajë "mundësisht sa më shpejt" marrëveshjen e Stabilizim-Asoçiimit, kurse dy vendeve të tjera, Shqipërisë dhe Malit të Zi, duhet tu jepet statusi i kandidatit për integrim dhjetorin e vitit tjetër dhe në një afat të mëtejshëm, në vartësi të zbatimit të kritereve, tu jepet datë konkrete e fillimit të negociatave të integrimit.

Heqja e vizave e rëndësishme

Në shërbim të fqinjësisë së mirë, si kriter i integrimit, u shërbn masa tjetër, ajo e kalimit nga statusi aktual i lehtësimit, në atë të liberalizmit dhe heqjes së vizave për qytetarët e këtyre vendeve. Tregus i jehonës pozitive të iniciativës është fakti i përfshirjes së saj nga presidenca aktuale portugeze në axhendën e samitit të dhjetorit dhe i interesimit të treguar nga presidenca e ardhshme sllovene.