1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Nismë e re për emigracionin në Gjermani

Emigrantët e mirëpresin nismën e re për t'i përmbledhur e unifikuar rregullat e emigracionit në Gjermani. Por përfaqësuesit e emigrantëve mendojnë që shkolla dhe ekonomia duhet të angazhohen për arsimimin e të ardhurve.

I vonuar", ky është tenori i shumë përfaqësuesve të emigrantëve. Ata e mirëpresin këtë nismë të re për t'i përmbledhur dhe unifikuar rregullat e emigracionit që përbëhen nga më shumë se 50 rregullore. Kështu pranohet se Gjermania është një vend emigracioni. Por ka edhe dallime në pritshmëritë ndaj ligjit të ri dhe në vlerësimin e nismës së Partisë Social-demokrate (SPD).

Humanizimi përpara utilitarizmit

Mehmet Tanriverdi, presidenti i Lidhjes Federale të shoqatave të emigrantëve (BAGIV) flet për rreth 1500 shoqatat anëtare. Ai është kritik lidhur me fokusin e ligjit që parashikon që imigracionit në Gjermani duhet të jetë i lidhur kryesisht me nevojat e tregut të punës. Kush dëshiron të vijnë dhe të qëndrojnë në të ardhmen në Gjermani, do të vlerësohet sipas një sistemi pikësh, p.sh. sipas aftësive gjuhësore dhe kualifikimeve profesionale të mira. Mehmet Tanriverdi mendon se kjo nuk është e mirë "për shkak se jo të gjithë refugjatët për shembull janë të kualifikuar ." Tanriverdi thotë: "Ne nuk duhet të lëmë pas dore humanizimin dhe duhet të vazhdojmë të jemi zemërgjerë." Sipas tij sistemi i pikëve është më tepër një sistem mbrojtjeje ndaj emigrantëve.

Arsimi në vend është i domosdoshëm

Safter Cinar, kryetari kombëtar i komunitetit turk në Gjermani, mendon se për propozimin e SPD-së duhet diskutuar. Ai thotë se nuk duhet të neglizhohet që shkolla dhe ekonomia duhet të angazhohen për arsimimin e emigrantëve. Sipas tij njerëzit që vijnë në Gjermani kanë nevojë për shkollim të mëtejshëm."

Cinar mendon se do të ishte mirë nëse në ligjin e ri për imigracionin do të ofrohej mundësia që njerëzit mund të vijnë në Gjermani edhe pa vërtetim paraprak për punë fikse. Do të ishte keq nëse përsëri do të kërkohen nivele të caktuara ardhurash ose një nivel i caktuar i njohjes së gjuhës gjermane - si kërkohet për "Blue Card". Me sistemin e "Blue Card" nga viti 2012 janë arritur të tërhiqen në Gjermani vetëm rreth 18.000 punëtorë të kualifikuar, pra më pak nga sa mendonte dhe priste politika.

Marrje më e shpejtë e nënshtetësisë

Aziz Bozkurt nga shoqata "Migracion dhe larmi" mendon se thjeshtëzimi i ligjit është një gjë e mirë. Ai mendon se duhet të përmirësohet më tej njohja e kualifikimeve të huaja. Sipas Bozkurt edhe në nismën e tanishme mungon ende në një angazhim të qartë për moton "Po, ne duam emigrantë dhe jo vetëm fuqi punëtore". Për këtë dëshmon hezitimi i vazhdueshëm që ka në Gjermani për kohën për procesin e marrjes së nënshtetësisë. Në Kanada, mund ta marrësh nënshtetësinë kanadeze pas tre vjetësh. "Në Gjermani pas të paktën tetë vjetësh," thekson Bozkurt.

Shanse të vërteta

Johannes Glembek drejton përfaqëson interesat e më shumë se 60.000 studentëve të huaj, pa shtetësi dhe me origjinë të huaj në Gjermani . Flet për gjendjen ekzistuese ligjore për studentët e huaj në Gjermani. Sipas lijeve të tanishme, një student ka kohë 18 muaj pas përfundimit të studimeve që të mund të kërkojë punë përpara se t'i duhet të largohet përsëri nga Gjermania. Për fat të keq ky ligj nuk merr parasysh se kjo kohë kërkimi vështirë se mjafton për profesione të caktuara si p.sh. arkitektë apo mësues. Ai thotë se kjo periudhë nuk duhet të pakësohet më tepër.

Farhad Dilmaghani, kryetar i shoqatës "Deutsch Plus" thotë se rreth gjysma e të huajve që vijnë në Gjermani, largohen nga vendi pas rreth një viti. Ai kërkon që në Gjermani të krijohet një kulturë e qëndrimit dhe projekte për të ndihmuar emigrantët.