1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nismë e re nga SHBA-të dhe Rusia për sistemin raketor

9 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CZHt

Në konfliktin për instalimin e sistemit mbrojtës raketor në Europë, SHBA-të dhe Rusia kanë ndërrmarrë një nismë të re për të gjetur një marrëveshje.Të enjten e ardhëshme janë planifikuar bisedimet bilaterale në Budapest, bëri të ditur ministria e jashtëme amerikane.SHBA-të dëshirojnë të stacionojnë një pjesë të këtij sistemi në Poloni dhe Çeki, që sipas disa interpretimeve do të shërbejnë për tu mbrojtur nga sulmet e të ashtëquajturave "shtete të pabesa". Rusia e sheh mbrojtjen raketore si një kërcënim për sigurinë kombëtare të tij.