1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nisin bisedimet me palestinezët - Krizë e koalicionit qeverisës në Izrael pas vizitës së Bushit

Bush: Çështjet kryesore të konflitktit duhet t´i zgjidhin vetë palët. Por ndërsa Bushi vazhdon turin në Lindjen e Mesme pas vizitës së tij në Izrael shpërtheu krizë serioze qeveritare.

default

Bisedimet izraelito-palestineze

Kryemnisri Ehud Olmert do të mbetet edhe më tej në këtë post duke vazhduar kursin e tij politik. Pas shtatë vitesh, qeveria izraelite të hënën (14.01) nisi bisedimet me palestinezët për çështjet thelbësore. Olmerti thotë se do t'i vazhdojë negociatat, megjithë krizën qeveritare. Kreu i partisë nacionaliste "Jisrael Beiteinu" dhe ministri për planifikime strategjike, Avigdor Lieberman janë kundër bisedimeve me palestinezët. Partia e tij kundërshton bisedimet për statusin e Jeruzalemit, tërheqjen izraelite nga Jordani Perëndimor dhe refugjatët palestinezë. Libermani i quan të parpanueshme qëndrimet e Olmertit për heqjen e ngulimeve hebreje nga territoriet e Jordanit Perëndimor.


Përfaqësuesi tjetër i kësaj partie, Jitzhak Aharonovic, që është edhe ministër i turzimit në kabinetin e Olmertit e mbështeti politikën e krytarit të partisë. "Eshtë tepër heret të bisedohet për çështjet kyçe. Duhet pritur sepse ka tema më emergjente, si për shembull zbatimi i planit 'road map" dhe i gjithë kompleksi i sigurisë së shtetit izraelit. Fillimi tani i bisedimeve për çështje të tjera na sjell para dilemës nëse do të mbetemi në koalicion."


Libermani do të ketë te martën në mbrëmje (15.01) një takim me Olmertin. Pas takimit partia e tij do të vendosë nëse do të dalë prej koalicionit qeveritar. Mirëpo dalja e tij nga koalicioni nuk do të cënojë shumicën në kneset (parlamenti izraeilit, sepse nacionalistët e Jisrael Beiteinu kanë vetëm 11 deputetë. Olmertit do të mbetej mbështetja e 67 deputetëve të tjerë, që paraqet shumicën absolute, sepse kneseti ka 120 deputetë. Ndërkohë kanë filluar spekulimet edhe për bisedime me partitë e tjera, për krijimin e koalicionit qeveritar.


Përfaqësuesit e krahut të djathë të Likudit shpresojnë se me daljen e Libermanit do të rrëzohet edhe qeveria e Olmertit. Likudi është partia më e madhe opozitare, e cila kërkon ndërprerjen e bisedimeve me palestinezët. Deputeti Yuval Steinitz thotë: "Kryeministri ka vetëm një qëllim - mbijetimin. Jo mbijetimin e shtetit izraelit, por të qeverisë së tij. Momentalisht kemi një axhendë të dyfishtë: në njërën anë popullit po i hidhet hi syve duke thënë se po bëjnë ndryshime, ndërsa në anën tjetër Olmerti po thekson dallimet dhe po rrit tensionet mes së djathtës dhe të majtës."


Kriza qeveritare nuk ka të bëjë vetëm me bisedimet me palestinezët. Shkaku është edhe bërja publike e të ashtuquajturit raporti "Winograd Koimission", për luftën e dytë në Liban. Thueht se në raport fshihen gabimet e Olmerit të cilat do të çonin deri te rrëzimi i qeverisë.

  • Data 15.01.2008
  • Autor Sebastian Engelbrecht
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CpvC
  • Data 15.01.2008
  • Autor Sebastian Engelbrecht
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CpvC