1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nisi procesi ndaj vrasësit norvegjez Breivik

16 Prill 2012

Gati nëntë muaj pas sulmeve të përgjakshme në Oslo dhe në ishullin norvegjez Utoja këtë të hënë (16.04) nisi procesi kundër atentatorit norvegjez Anders Behring Breivik.

https://p.dw.com/p/14eVH
Anders Behring Breivik
Anders Behring BreivikFotografi: dapd

Në hapje të procesit gjyqësor kundër atentatorit norvegjez, Anders Behring Breivik, që nisi këtë të Hënë (16.04) i akuzuari është vetëdeklaruar si "jo fajtor". Ekstremisti i djathtë 33 vjeçar kishte hyrë në sallën e gjyqit në Oslo të Norvegjisë duke treguar krahun e shtrirë dhe grushtin e mbledhur. Ai ka thënë se nuk e njeh autoritetin e gjykatës. "I pranoj këto akte, por nuk jam fajtor dhe citoj vetëmbrojtjen", ka thënë Breivik.

Gati nëntë muaj pas sulmeve të përgjakshme në Oslo dhe në ishullin norvegjes Utoja nisi procesi kundër atentatorit norvegjez Anders Behring Breivik. Procesi i planifikuar për këtë javë në kryeqytetin norvegjez do të merret para së gjithash me faktin nëse 33 vjeçari mund të quhet në gjendje normale dhe i vetëdijshëm në kohën kur ka bërë krimet.

Salla e gjyqit
Salla e gjyqitFotografi: Reuters

Në këtë rast ai mund të dënohet me 21 vjet burg për shkak të "sulmeve terroriste" që mbahet si dënimi më i lartë në Norvegji. Trupi gjykues do të dëgjojë rreth 150 dëshmitarë. Avokati i Breivikut, Geir Lipestad paralajmëroi publikun që të përgatitet për dëshmi “të vështira dhe sfiduese” nga Breiviku.

Breivik nuk është i çmendur

Breivik pati vrarë më 22 korrik 2011 gjithsej 77 njerëtz në Oslo dhe në ishullin Utoja. Në mesin e tyre ishte dhe një vajzë 17 vjeçare me origjinë nga Kosova. Breivik pati deklaruar se vrasjet janë bërë si shenjë proteste kundër politikave liberale te imigrimit të Norvegjisë dhe kanë qenë të nevojshme për të mbrojtur Norvegjinë nga myslimanët.

Ditë më parë u dha edhe një vlerësim i dytë psikiatrik për vrasësin Breivik, sipas të cilit ai nuk është i çmendur dhe se është i aftë për të përballur me gjyqin, duke hedhur poshtë vlerësimet e mëparshme se Breivik ishte i çmendur.

Autor: Ag/Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi