1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Nis procesi kundër të akuzuarve për tentativë për aksion terrorist në Bon

Në Dyseldorf u hap procesi kundër të pandehurve për aksion terrorizmi në tentativë. Myslimanët ekstremistë dyshohen, se kanë vendosur në stacionin e trenit në Bon një lëndë shpërthyese, e cila për fat nuk ka shpërthyer.

Prokurori Horst Salzmann tha në procesin që filloi (08.09) në Dyseldorf se qëllimi i ekstremistëve myslimanë ishte që të vrasin sa më shumë njerëz në stacinin e trenit në Bon. I akuzuari për vepër terrorizmi në tentativë Marco G. "ka dashur të vrasë një numër të pacaktuar njerëzish", theksoi ai në fillim të procesit. Marco G. i indinjuar për shkak të karikaturave ndaj profetit Muhamed, të përhapura nga partia e ekstremizmit të djathtë Pro NRW, ka lënë në stacionin e trenit në Bon një çantë sporti plot me lëndë shpërthyese. Vetëm falë një gabimi teknik bomba ka arriri të shpërthejë. Marco G. dhe dy persona të tjerë akuzohen edhe për planifikim atentati ndaj udhëheqësve të partisë Pro NRW.

Ishte vërtetë bombë për vrasje?

Avokati i G. bëri të ditur se i akuzuari nuk do të prononcohet para gjykatës. Por shtoi se fjala është për një bombë - maket dhe jo bombë funksionuese. Procesi filloi nën masa të larta sigurie në Gjykatën e Rrethit në Dyseldorf. Në publik janë si simpatizantët e ekstremistëve myslimanë, poashtu edhe ata të partisë me orientim armiqësor ndaj myslimanëve Pro NRW. Dy prej tre të akuzuarve u futën në sallë me përshëndetjen "Allahu Akbar" (Allahu është i madh). Për shkak të kontrollit të rreptë të të gjithë pjesëmarrësve, procesi nisi me një orë vonesë. Dy prej të akuzuarve bënë të ditur se nuk do të prononcohen para trupit gjykues. Njëri prej tyre është edhe Marco G., vuri në dukje avokati i tij Mutlu Günal. Ndër të akuzuarit është edhe Enea B., një ish- polic shqiptar, i cili nuk ka dashur të komunikojë me gjykatën, theksoi mbrojtësi i tij.

Akuzat

27-vjeçari G. akuzohet për vrasje në tentativë dhe për pëpjekje aktivizimi të një lënde shpërthyese. Në çantën sportive që ka lënë pas vetes në stacionin e trenit janë gjetur 115 gram eksploziv dhe lëndë të tjera. Së bashku me tre persona të tjerë ai akuzohet edhe për krijimin e një grupi radikal islamik, me qëllim që të kryjë atentate me armë zjarri dhe me lëndë shpërthyese, kundër "jobesimtarëve" në Gjermani, theksoi Salzmann. Të dyshuarit akuzohen edhe për bashkim me qëllim kryerjen e veprave terroriste, marrëveshje për vrasje dhe shkeljen e ligjit për armëmbajtje.

Prokuroria është e mendimit se G. ka qenë i influencuar nga propaganda e shoqatës ekstremiste - Bashkimi i Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit (IBU). Më 13 mars 2013 ata kanë dashur të vrasin një përfaqësues të partisë Pro NRW, por atentatin e ka evituar policia dhe i ka arrestuar në natën mes 12 dhe 13 marsit. Atentati duhej të kryehej nga ish-polici me origjinë shqitpare Enea B. Procesi mund të zgjasë deri në vitin e ardhshëm. Në proces janë planifikuar deri tani seancat deri në prill të vitit 2015.