1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nis procesi kundër organizatorëve të atentatit të dështuar të Këlnit

Të akuzuarit donin të hakmerreshin për karikaturat e Muhametit, që ishin publikuar edhe në Gjermani

I akuzuari Jusef Mohamed El Hajdib

I akuzuari Jusef Mohamed El Hajdib

Për shkak të sulmeve të dështuara ndaj dy trenave në Këln 22 vjeçari Jusuf Mohamed E. H. duhet të përgjigjet sot para Gjykatës së Lartë të Dyseldorfit. Së bashku me bashkëpunëtorin e tij Jihad Hamad ai vendosi dy valixhe me bomba në dy trena, që shkonin nga Hami në Koblenc. Prokuroria federale e akuzon libanezin për tentativë për vrasje dhe për vendosje të eksplozivit. Bashkëpunëtori i tij është nxjerrë gjithashtu para drejtësisë në Liban që nga prilli. Atje ai shkoi pas dështimit të sulmeve të 31 korrikut. Në bazë të akuzës, sulmet islamiste në Gjermani i ka penguar një gabim në ndërtimin e bombës. Të dy burrat donin të hakmerreshin për karikaturat e Muhametit, që ishin publikuar edhe në Gjermani. Planet për sulmin duhet t´i kenë përgatitur në prill të 2006. Procesi është parashikuar të zgjasë deri me 30 prill. Dëshmitarët e parë priten në janar.

Rainer Grisbaum, zëvëndësprokuror federal shprehet:

"Synimi ka qenë, këtë e dimë nga deponimi i të akuzuarit tjetër në Bejrut, që të vrasin sa më shumë njerëz në tren. Dhe ne duhet të gëzohemi që kjo nuk ka ndodhur."

Ulrich Tole nga gjykata e lartë në Düsseldorf shprehet për masat e sigurisë në lidhje me procesin:

"Këtu është fjala për një proces, që ka një sfond terrorist. Nuk e njohim rrethin nga vijnë keqbërësit, nuk e dimë nëse ka simpatizantë të tjerë këtu në Gjermani dhe për këtë arsye ndërtesa duhet siguruar. Procesi zhvillohet në kushte të larta sigurie."

  • Data 18.12.2007
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CdHW
  • Data 18.12.2007
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CdHW