1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Nis procesi kundër ish presidentit gjerman Christian Wulff

Në Hanover nis procesi kundër ish presidentit gjerman Christian Wulff. Ai kundërshton çdo akuzë ndaj tij për shpërdorim të postit.

Interesimi i mediave është shumë i madh. Fundja për herë të parë një ish kryetar shteti nxirret në gjyq. Christian Wulff shfaqi në Hanover në mënyrë demonstrative një lloj sigurie. "Sigurisht që kjo nuk është një ditë e lehtë2, tha 54 vjeçari para gjykatës së landit në Hanover. "Por unë jam krejtësisht i sigurtë se do të çlirohem edhe akuza më e fundit, sepse unë jam sjellë gjithnjë në mënyrë korrekte në detyrë."

Prokuroria nga ana e saj re akuzon Wulff-in se gjatë kohës, kur ka qenë kryeministër i landit të Saksonisë, është bërë pre e korrupsionit, duke pranuar në vitin 2008 një ftesë të producentit të filmit David Groenewold për të marrë pjesë së bashku me bashkëshorten e tij Bettina në festën e birrës në Mynih.

Gjykata Penale e Hanoverit ka planifikuar 22 ditë për seancat e procesit deri në fillim të muajit prill. Ish Presidenti i mohon akuzat për përfitim nga detyra. Ofertën e prokurorit për pushimin e çështjes me pagesën e një gjobe prej 20.000 eurosh, 54-vjeçari e pati refuzuar. Ai dëshiron të rivendosë reputacionin e tij, duke u shpallur in pafajshëm.

Bëhet fjalë për 700 euro

Në bankën e të akuzuarve është edhe Groenewold, për dhënie rryshfeti. Ai duhet të ketë marrë përsipër shpenzime prej 510 euro për hotelin dhe për babysitter dhe përveç kësaj ka paguar 209,40 euro për një darkë dhe vizitë në një çadër të festës së birrës në Mynih.

Christian Wullf me ish bashkëshorten Bettina në festën e birrës 2008

Christian Wullf me ish bashkëshorten Bettina në festën e birrës 2008

Vetëm një ditë pas vizitës në festën e birrës producenti i filmave duhet t'i ketë kërkuar me shkrim kryeministrit, të bëjë reklamuë për projektet e tij filmike tek shefi i atëhershëm i Siemens-it Peter Lescher. Wulff duhet t'i jetë përgjigjur kësaj kërkese dy muaj e gjysmë më vonë.

Wulff dha dorëheqjen si President në shkurt të vitit 2012. Në fund atij i mbeti në qafë një barrë e madhe me akuza dhe mosmarrëveshje. Fjala ishte për marrjen e një kredie private për shtëpinë nga gruaja e një biznesmeni, pushime falas te miqtë sipërmarrës, deri te përpjekjet për të ndikuar në informimin e mediave përmes një telefonate tek kryeredaktoi i gazetës Bild, Kai Diekmann

Por në listën e gjatë të akuzave kundër tij mbeti vetëm njëra: Vizita në festën e birrës në vitin 2008.

DW.COM