1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nis procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

VMRO-DPMNE dhe BDI në momentin e fundit arritën ta shmagin dështimin që i kanosej procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni. Në prag të hapjes së procesit anëtarë shqiptarë dhe turq të KSHR-së dhanë dorëheqjen.

Konferenca e shtypit mbi hapjen e procesit të regjistrimit të populssisë, 01.10.2011, Shkup

Konferenca e shtypit mbi hapjen e procesit të regjistrimit të populssisë, 01.10.2011, Shkup

Të shtunën (01.10.2011) në Maqedoni nisi regjistrimi i popullsisë.  Ky proces i rëndësishëm demografik në prag të fillimit kishte gjasa reale për të dështuar., pasi anëtarët shqiptarë dhe turq të KSHR-së dhanë dorëheqje të parevokueshme, duke argumentuar se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e regjistrimit.

Mazedonien Ministerpräsident Nikola Gruevski

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski

Gjatë ditës së premte (30.10.2011) u zhvilluan bisedime  të një pasnjëshme midis kryemnistrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti për gjetjen e rrugëdaljes nga situata e krijuar. Si rezultat i këtyre bisedimeve u shkarkua nga posti krytarja e KSHR-së Vesna Janevska, ndërsa si anëtarë të rinj të komisionit u emëruan Bujar Osmani dhe Artan Grubi, në këtë mënyrë është plotësuar kërkesa e BDI-së, që ka qenë njëkohësisht kusht për fillimin e procesit të regjistrimit.

Mala Recica Tetovo

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetarja e shkarkuar e komisionit Vesna Janevska, vlerëson se në Maqedoni po përgaditet edhe një falsifikim i madh i regjistrimit:  "Kolegët e mi shqiptarë dhe turq në KSHR nuk më lanë hapësirë minimale për besim se regjistrimi do të realizohet ashtu siç duhet. Ne u kundërshtuam në çeshtje esenciale", është shprehur Janevska.    

Nënkryetari i KSHR-së Bujar Osmani thotë se procesi i regjistrimit do të realizohet konform ligjit dhe se nuk do të ketë manipulime, sipas tij " BDI-ja i përmbahet qëndrimit, se regjistrimi është një process i rëndësishëm statistikor ndoshta për çdo vend në botë, por për Maqedoninë ai ka një rëndësi të veçantë", thotë Osmani.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoni do të vëzhgohet edhe nga një delegacioni i Eurostat.

Autor Fatos Musliu   

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora