1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nis procesi i investimit në restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare

Qeveria shqiptare po investon fuqishem në restaurimin e vlerave të trashëgimisë kombëtare në Gjirokastër e Berat, dy qytetet e pranuara “Trashëgimi e pasurisë kulturore botërore” në UNESCO.

Berati

Berati

Në Gjirokastër ka nisur realizimi një projekti restaurues prej 1.2 milionë dollarë, ndërkohë që për Beratin projektet janë në fazën e studimit. Ministria e turizmit, kulturës, rinisë e sporteve ka ndërtuar strategjinë e përballimit të sfidës konkuruese me qytetet homologe të pranuara në UNESCO, dhe me asistencë ndërkombëtare po punon për realizimin e saj.

Pas një hezitimi dyvjeçar, qeveria shqiptare ka nisur procesin e investimit në restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare në Gjirokastër, qytet i pranuar në korrik të vitit 2005, “Trashëgimi e pasurisë kulturore botërore” në UNESCO. Në Gjirokastër ka nisur realizimi një projekti restaurues prej 1.2 milionë dollarë, që përfshin 13 objekte monument culture.

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve thotë se ka ndërtuar strategjinë e përballimit të sfidës konkuruese me qytetet homologe të pranuara në UNESCO, dhe me asistencë ndërkombëtare po punon për realizimin e saj. Në Gjirokastër, restaurimet në këto ditë korriku kanë përfshirë krejt Pazarin Karakteristik e disa objekte emblematike. Lorenc Bejko është drejtor i Institut shqiptar të Monumenteve të Kulturës dhe spjegon se është një nga sfidat më të vështira ndalja e rrënimeve në zonën muzeale e historike e Pazarin karakteristik.

Paralelisht me Gjirokastrën, investimet restauratore të qeverisë shqiptare do të vijojnë edhe për Beratin, qytet i pranuar dy javë më parë në UNESCO. Drejtor i përgjithshëm i trashëgimisë kulturore në Ministrinë shqiptare të Turizmit e Kulturës Olsi Lafe thotë se për Beratin projektet janë në fazën e studimit me ekspertë shqiptarë e të UNESCO-s.

Investimet e qeverisë shqiptare në këto dy qytete, “Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore” në UNESCO janë vlerësuar e përshëndetur edhe prej donatorëve e institucioneve ndërkombëtare si dëshmi e seriozitetit dhe prioritet edhe për marëveshjen e asocimit – stabilizimit me Bashkimin Europian.

  • Data 21.07.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eg8o
  • Data 21.07.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eg8o