1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nis gara kokë më kokë Obama-Romney

Me largimin e Rick Santorum-it si kandidat i republikanëve është e qartë se Mitt Romney do të jetë sfidanti i presidentit amerikan Barack Obama

Zgjedhje SHBA

Zgjedhje SHBA

Vështirë të imagjinohet se çfarë mund ta pengojë Mitt Romney-n, që të shpallet në fund të gushtit kandidat për president në kongresin e republikanëve. Ka disa javë që guvernatori i mëparshëm i Massachusetts mblodhi votat e delegatëve në zgjedhjet paraprake, fitoi mbështetjen e të fuqishmëve në parti dhe ishte shumë përpara rivalit të tij Rick Santorum, senatorit të dikurshëm të Pennsylvanisë, Newt Gingrich-it, ish zëdhënësit të dhomës së përfaqësuesve dhe Ron Paul, deputetit nga Teksasi.

Por kryesisht ultrakonservatori Rick Santorum i shkaktonte Romney-t herë pas here humbje të rënda. Ai e detyroi Romney-n e moderuar të përfaqësonte gjithnjë e më shumë pikëpamje konservatore, për të fituar votat e përkrahësve të Santorum-it. Fushata karakterizohej përveç kësaj nga sulme personale. Të dyja kanë ndikuar deri tani në dëm të Romney-t, sepse zgjedhjet dihet që fitohen në qendër dhe një fushatë negative kushton humbjen e simpatisë.

Romney mund të demonstrojë avantazhin në kompetencat e tij

Në krahasim me sfidantin e tij republikan presidenti demokrat Barack Obama është në të gjitha fushat në avantazh. Ai ngjall më shumë simpati dhe entusiazëm. Ai është më i qëndrueshëm në pikëpamjet e tij, kujdeset më shumë për të drejtat e grave, është më i sigurtë në arenën ndërkombëtare, mbron klasën e mesme dhe i kupton problemet ekonomike të njerëzve të zakonshëm. Ky ësthë të paktën mendimi i shumicës të të anketuarave në sondazhin e fundit të Washington Post/ABC News.

Në foto, Christina Bergmann

Në foto, Christina Bergmann

Por në një pikë të rëndësishme ish menaxheri ndodhet para presidentit: 47 e të pyeturve mendojnë, se Romney në çështjet ekonomike mund të bëjë politikë më të mirë. Për presidentin Obama këtë e besojnë 43 përqind. Për Romney-n besohet gjithashtu se bën politikën më të mirë energjitike, edhe në hapjen e vendeve të punës Obama ndodhet shumë afër sfidantit të tij me 46 me 43 përqind. Largimi i Rick Santorum-it pa u turpëruar nga ndonjë humbje në shtetin "e tij" Pennsylvania dhe sëmundja e vajzës së tij të vogël Bella i lejon Romney-t tani të përqëndrohet në pikat e tij të forta, në politikën energjitike dhe ekonomike. Me temat e Santorumit nga cepi ultrakonservator, si aborti dhe kontraceptivët, nuk ka nevojë të përballet më.

Ekipi i Obamës ka reaguar ndërkohë

Për Romney tërheqja e Santorum-it mezi ç'pritej. Fakti që edhe Newt Gingrich si edhe Ron Paul do të qëndrojnë në garë, nuk do ta shqetësojë më tutje. Paul është deri diku jashtë konkurrencës. Ky kandidat republikan është më pak i interesuar për postin e presidentit, se sa të përhapë pikëpamjet e tij libertiniane politike. Dhe Newt Gingrich do të vazhdojë t'u bëjë thirrje përkrahësve të Santorum-it që të bëhen me të, me "konservatorin e vërtetë". Por lobiisti i dikurshëm është aq i dëmutar, qoftë përsa i përket numrit të të deleguarve ashtu edhe mbështetjes së përgjithshme brenda partisë republikave, saqë e ka të pamundur të replikojë, siç duhet.

Ekipi i fushatës elektorale të Barack Obamës në një njoftim për shtyp e ka njohur që tani Mitt Romney-n si kundërshtar dhe e ka sulmuar. "Nuk është surprizë", thuhet aty, "që Mitt Romney mundi të varrosë rivalët e tij nën një ortek me pohime negative." Por amerikanët", thotë ekipi i Obamës, "do të vlerësonin një president, që lufton çdo ditë për rindërtimin e ekonomisë, në të cilën ia vlen të punosh, të marrësh përgjegjësi, dhe ku për secilin vlejnë të njëjtat rregulla. Dhe "American Crossroads", më i madhi i ashtuquajturi Super-PACs konservator -ekipin zgjedhor me milionë dollarë, që nuk varet direkt nga ndonjë kandidat - do të fillojë që këtë muaj sulmin kundër presidentit Obama.

Gara kokë më kokë për postin e Presidentit të SHBA-së ka nisur dhe tema është e qartë: gjendja ekonomike. Ish menaxheri Mitt Romney nuk është zgjedhja më e keqe.

Autor: Christina Bergmann

Redaktoi: Angjelina Verbica