1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nis faza përfundimtare e zgjedhjeve në Egjipt

Në Egjipt këtë të martë nisi faza e tretë dhe përfundimtare e zgjedhjeve parlamentare. Për dy ditë do të zhvillohen votime në nëntë provinca.

Zgjedhjet në Egjipt

Zgjedhjet në Egjipt

Kjo është faza e tretë dhe e fundit e zgjedhjeve për parlamentin egjiptian, i cili është i pari qysh prej rrëzimit të diktatorit Husni Munarak para gati 11 muajsh. Pasi qytetarët në 18 provinca, ndër to në Kajro dhe Aleksandri, dhanë votat e tyre në nëntor dhe dhjetor, tani votuesit duhet të përcaktojnë në nëntë zonat zgjedhore më të fundit përfaqësuesit e tyre të popullit, si për shembull në Gadishullin Sinai dhe Delta e Nilit.

Mënyra e votimit

Radhë të gjata

Radhë të gjata

Një balotazh është planifikuar të zhvillohet javën e ardhshme - për kandidatët e drejtpërdrejtë që nuk arritën në votimin e parë të fitojnë shumicën absolute të votave. Për shkak se vetëm dy të tretat e vendeve në parlament do të jenë nga lista e partive dhe një e treta nga kandidatët e drejtpërdrejtë.

Rezultateve të deritanishme i prin "Partia për liri dhe drejtësi" e islamistëve të moderuar të vëllezërve muslimanë. Më pas vjen "Partia e dritës" e lidhur me salafistët fundamentalistë - islamikë. Partitë liberale dhe sekulare relativisht kanë pësuar humbje.

Shumicën në parlament do të kenë forcat fetare

Duket se shumicën në parlament do ta kenë forcat fetare që kanë arrritur së bashku më shumë se 60 për qind të 498 vendeve në parlament - dhe kjo situatë mbahet si e pamundur që në fazën e fundit zjedhore egjiptianët vendosin ndryshe nga bashkëvendasit e tyre që votuan më parë.

Vëllezërit myslimanë tashmë e shohin veten e tyre në krye të shtetit - sikurse kandidati i tyre Mohammed el-Biltagi: „Këto janë zgjedhjet e para të lira të egjiptianëve pas revolucionit dhe nga ato do të formohet edhe Parlamenti i parë që do të përfaqsojë vullnetin e popullit. Ky do të vazhdojë rrugën e Revolucionit, sepse ofron lirinë - e cila shfuqizon ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe i jep fund procesit gjyqsor të ushtarakëve kundër civilëve."

Roli i parlamentit egjiptian

Në qoftë se ne flasim për të drejta sociale, atëherë roli i parlamentit do të jetë - për shembull për balancimin mes rrogave minimale dhe maksimale.

Votimi i grave.

Votojnë edhe gratë.

Kush i llogarit të gjitha etapat e zgjedhjeve parlamentare - tre faza zgjedhore me nga dy ditë dhe për çdo balotazh nga dy ditë - bëjnë gjithsej në fund 12 ditë.

Dhe kjo do të jetë vetëm për fillimin: Në kuadër të procesit të demokratizimit, egjiptianët do të vazhdojnë me zgjedhjet e ardhëshme në Dhomën e Dytë - Schura. Por ky proces nuk do të jetë më si më parë, përkundrazi do të ketë vetëm edhe dy etapa.

Këtë shkurtim procesi e ka ndërmarrë Këshilli i Lartë Ushtarak, pas largimit nga pushteti i Husni Mubarak-ut, i cili hyri në fuqi më një janar. Këto zgjedhje për Schura-n anëtarët e së cilët duhet të mbikqyrin para së gjithash projektligjet që përputhen me Kushtetutën, duhet të përfundojnë më 22 shkurt, pra një muaj më herët se sa ishtë planifikuar fillimisht.

Kur përfaqësuesit e të dyja Dhomave, - pra të Parlamenti dhe Shuras - të takohen në seancën e parë të tyre, ata duhet të zgjedhin një Komision i cili përpilon një Kushtetutë të re. Për atë, egjiptianë do të vendosin në një referendum para se ata deri në qershor të zgjedhin edhe një president.

Vetëm atëherë këshilli ushtarak do t'i dorëzojë pushtetin një qeverie civile. Dhe deri atëherë egjitpianët do të kenë përjetuar gjithsej 22 ditë zgjedhje.

Autor: Björn Blaschke/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani