1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nimiç : Palët të gatshme të gjejnë kompromis për zgjidhjen e emrit

Janë identifikuar sferat që kanë penguar deri tani procesin bashkëbisedues për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. Kështu shprehur medijatori Metju Nimic në takimin e mbajtur në Gjenevë.

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic.

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic.

"Ka ardhur koha që zgjidhja të kërkohet më intensivisht, për të krijuar më shumë siguri në rajon dhe mundësuar anëtarsimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian." Kështu ka deklaruar ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara Metju Nimic, pas bisedimeve dy orëshe në Gjenevë me përfaqësuesit e dy vendeve, ambasadorët Jolevski dhe Vasilakis.

"Maqedonia dhe Greqia janë të gatshme që të gjejnë kompromis për zgjidhjen e kontestit për emrin," është shprehur mediatori Nimic, edhe pse në këtë takim kishte ardhur pa ndonjë propozim konkret. Nimiç ka thënë se në takimin e Gjenevës është biseduar intensivisht për sferat, që deri tani kanë qenë bllokuar.

Bashkëbiseduesi maqedonas Zoran Jolevski, ka thënë se Maqedonia është e gatshme për zgjidhje të kontestit për emrin, por jo për zgjidhje e cila do të dëmtonte identitetin e kombit dhe dinjitetin nacional.

Sipas diplomatit amerikan, takimi në Gjenevë është parapërgatitje për takimet e ardhshme, që do të mbahen më 6 korrik në Shkup dhe më 7 korrik në Athinë. "Atëherë do të kemi pozicione më të qarta," ka thënë Nimic.

Në takim është verifikuar edhe ndikimi i fuqishëm i faktorit ndërkombëtarë për zgjidhjen e kontestit për emrin. Sipas burimeve diplomatike, Nimic ka realizuar një varg takimesh me përfaqësues të lartë dhe me vendet më me ndikim në perëndim, të cilët janë intersuar të dinë se deri ku ka ardhur procesi.

Autor : Qerimane Bekteshi

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 23.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IX2Z
  • Data 23.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IX2Z