1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nikoliq: Do të heqim dorë nga BE, nëse vihet si kusht Kosova

Sipas presidentit serb Tomislav Nikoliq Serbia mund t'i përmbushë kriteret, por BE e mban në distancë për shkak të Kosovës.

Presidenti serb Tomislav Nikoliq pohoi se Serbia do të tërhiqet nga rruga evropiane nëse prej saj do të kërkohet zyrtarisht të vendosë që të zgjedhë mes BE-së dhe Kosovës. "Nëse zyrtarisht na vënë kushtin Evropa, ose Kosova. Do të heqim dorë nga rruga evropiane. Këtë e kam thënë edhe në fushatë, dhe populli im nuk do të habitet, nëse do ta propozoja këtë", tha Nikoliq në intervistë me gazeten serbe Veçernje Novosti.

Sipas Nikoliqit Serbia e ka arritur nivelin e kritereve, që i mundëson për të llogaritur që të bëhet anëtare e BE-së, por shtoi se BE e mban në distancë për shkak të Kosovës. "Mund të na mbajë kështu edhe njëqind vjet, ne nuk mund të ndryshojmë qëndrimin ndaj krahinës jugore. Në se fillojnë të na vënë rregulla, që nuk kanë vlejtur për të tjerët, atëherë mund të na largojnë nga vetja. Në këtë rast është më mirë të na thonë, nuk ju duam", tha Nikoliq.

  • Data 16.10.2012
  • Autor AGJ / Angelina Verbica
  • Fjalët kyç Nikoliq, BE, Kosova
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Qe2
  • Data 16.10.2012
  • Autor AGJ / Angelina Verbica
  • Fjalët kyç Nikoliq, BE, Kosova
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Qe2