1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Anschläge in Nigeria

22 Janar 2012

Grupi islamist terrorist "Boko Haram" mori përgjegjësinë e serisë së sulmeve ndaj institucioneve shtetërore të premten në mbrëmje. Bëhet fjalë për dhjetëra të vdekur.

https://p.dw.com/p/13nvO
Pamje nga shpërthimi i bombës në qytetin nigerian Kano(20.01.2012)
Pamje nga shpërthimi i bombës në qytetin nigerian Kano(20.01.2012)Fotografi: Reuters

Të shtunën (21.01.2012) qyteti nigerian me nëntë milionë banorë Kano u trondit nga sulmet e përgjakshme. Autoritetet menjëherë pas tyre vendosën ndalim- qarkullimin. Megjithatë deri në mëngjes herët ka pasur pasur shkëmbime armësh mes terroristëve dhe forcave të sigurisë. Tani ushtria dhe policia kontrollojnë rrugët. Banorët kanë mundësi ende të tërheqin trupat pa jetë nga morgu dhe të shkojnë në spitale.

Numri i të vdekurve rritet në më shumë se 100

Para spitalit Murtala një korrespondet i DW takoi një të ri i cili po kërkonte vëllain e tij të humbur. "Kështu unë nuk kam parë ende në jetën time. Në lagjen e qytetit Rimi unë kam parë qysh në të mëngjes makinat e policisë që transportonin viktimat e sulmit". Lidhur me numrin e kufomave ky dëshmitar nuk dinte gjë. Policia foli të premten në mbrëmje për shtatë të vdekur. Ndërkohë të shtunën agjencitë e lajmeve dhe korrespondentët njoftuan që numri i të vdekurve është rritur në më shumë se 100.

Ishte e premte pasdite kur metropoli negrianoverior u trondit nga disa shpërthime. Faruk Dalhatu, drejtori i radios patnere të DW dhe radios më të madhe private në rajon, „Freedom Radio“ ishte duke shkuar për në shtëpi kur ndodhën sulmet. “Unë dëgjova shpërthimin e parë dhe më pas mësova që shpërthimi kishte ndodhur në drejtorinë rajonale të policisë.

Sulmohen tetë zyra shtetërore

Sulm në drejtorinë rajonale të policisë në Kano të Nigerisë
Sulm në drejtorinë rajonale të policisë në Kano të NigerisëFotografi: Reuters

Frank Roger, drejtor i zyrës së jashtme të institutit Gëte në Kano kishte dalë nëpër qytet kur dëgjoi për sulmet. “Unë hyra menjëherë në makinën dhe u nisa të shkoja për në shtëpi“. Shumë të tjerë e kishin po ashtu këtë ide, por ashtu si Roger u bllokuan nga trafiku. "Ishte kaos, njerëzit përpiqeshin të ecnin në këmbë për tu larguar nga lagjet e prekura të qytetit. Më pas Roger i dëgjoi edhe vetë shpërthimet. Ato ishin të fuqishme dhe pavarësisht nga distanca, makinat u lëkundën. U panë edhe re tymi”.

Drejtoria e policisë në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja deklaroi më vonë se tetë institucione shtetërore u sulmuan me bomba dhe armë zjarri, ndër to kuartieri kryesor rajonal i policisë, selia vendore e shërbimit sekret dhe zyra për të huajt.

Grupi terrorist “Boko Haram“ merr përgjegjësinë

Një zëdhënës i grupit terrorsit “Boko Harma”pas sulmeve, mori përipër të premten në mbrëmje me telefon autorësinë e sulmeve. Ai i argumentoi ato me arrestimin e anëtarëve të „Boko Haram-it" muajt e fundit. Në fund të agjërimit para disa muajsh grupi kërcënoi me sulme guvernatorin e Kano-s, i cili nuk liroi anëtarët e burgosur të grupit.

Sulmet e fundit në Nigeri i merr përsipër grupi terrorist Boko Haram
Sulmet e fundit në Nigeri i merr përsipër grupi terrorist Boko HaramFotografi: dapd

Kano, qyteti i dytë për nga madhësia në vend është qendra historike e vendit islamik. Më parë „Boko Haram“ ka qenë përqëndrua në shtetet federale që ndodhen disa qindra kilometra në lindje, në Yobe dhe Borno ku u formua dhjetë vjet më parë. Në Kano ka pasur vetëm sulme sporadike ndaj policisë në periferi.

Autor: Thomas Mösch/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama