1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nigeri: Video ku publikohen vajzat e rrëmbyera - Samit kundër terrorit në Nigeri

Grupi terrorist Boko Haram ka publikuar një video me mbi 200 vajzat nigeriane të rrëmbyera në mes të prillit në një shkollë në veri të vendit. Ndërkohë presidenti francez propozon një samit kundër terrorit në Nigeri.

Një video e re e organizatës terroriste islamike Boko Haram tregon 200 vajzat e rrëmbyera që prej një muaji, duke siguruar se vajzat janë konvertuar tashmë në myslimane. Në video deklarohet se vajzat do të lirohen në momentin kur do të lihen të lirë të burgosurit e organizatës Boko Haram. Në video edhe njëherë është protagonist lideri i grupit terrorist islamik, Abubakar Shekau, që flet për 17 minuta duke treguar vajzat e mbuluara në një vend që është e pamundur të identifikohet vendndodhjen e tyre. Duke patur parasysh këtë video, forcat policore nigeriane dhe ato të huaja kanë nisur të kërkojnë së bashku me ekipet e ardhura në ndihmë nga SHBA-ja vajzat e rrëmbyera në shtetin e Bornos, në veri të Nigerisë.


Pas rrëmbimit të vajzave nxënëse në Nigeri, presidenti francez François Hollande ka propozuar organizimin e një samiti lidhur me kërcënimin që po i bëhet vendit përmes grupit islamik Boko Haram. Ai përforcoi së bashku me homologun e tij nigerian Goodluck Jonathan vendimin për një takim të tillë, bëri të ditur Hollande gjatë një vizite në Azerbaxhan. Ky samit me përfaqësues nga Nigeria dhe vendet e saj fqinjë do të zhvillohet të shtunën e ardhëshme në Paris.


Edhe kryeministri britanik, David Cameron premtoi se “vendi i tij do të bëjë gjithçka të mundur për të gjetur mbi 200 vajzat nigeriane që u rrëmbyen në një shkollë të Chibok në Nigeri, më 14 Prill. Grupi islamik “Boko Haram”, i shpallur terrorist nga SHBA-ja ka marrë përsipër autorësinë. Cameron shkruajti në “Twitter”: “ Na ktheni vajzat tona“. Ndërsa për BBC Cameron bëri të ditur se rreziku i ekstremistëve është jo vetëm në Nigeri. "Ne e kemi parë këtë ekstremizëm islamik, në Pakistan, kemi parë probleme në pjesë të tjera të Afrikës, apo në Lindjen e Mesme”. Edhe Papa Francesco në profilin e tij në “Tëitter” shkruajti, “Le të bashkohemi në lutje për lirimin e menjëhershëm të nxënëseve nigeriane”.

Boko Haram është bërë i njohur javëve të fundit për rrëmbimin e 200 vajzave. Ky grup terrosit ushtron trysni ndaj banorëve me sulme të përgjakshme. Ndërkohë guvernatori i rajonit Borno të Nigerisë ka thënë se ka informacione për vendndodhjen e vajzave të rrëmbyera nga grupi islamik