1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Nico Rosberg tërhiqet papritur nga Formula 1

Nico Rosberg ka vendosur që të largohet nga Formula 1, kur është në formën më të mirë. Para pak ditësh ai fitoi titullun e kampionit të botës.

Një vendim të tillë nuk e priste askush: Nico Rosberg bëri të ditur se do të tërhiqet nga garat e Formulës 1, vetëm pak ditë pas fitores së titullit të kampionit në garën e fundit për këtë vit, në Abu Dabi. Lajmi ka shokuar botën sportive, sepse 31-vjeçari konsiderohej si një prej pretendentëve edhe për tituj të tjerë. Rosberg e bëri të ditur këtë vendim në festimin gala

në Vjenë. "Unë kam arritur majat e këtij sporti dhe më në fund e di se çfarë ndjenje është të jesh kampion", kumtoi ai.

Rosberg është gjermani i tretë që ka fituar titullin e më të mirit në Formula 1, pas Michael Schumacherit dhe Sebastian Vettelit. Në një garë shumë interesante, ai sivjet fitoi para kolegut të tij në Mercedes, Lewis Hamilton. "Ky ishte një sezon jashtëzakonisht i vështirë. Pas dëshpërimeve të mëdha, në dy vitet e fundit, më në fund ia arrita qëllimit dhe u bëra

kampion", shkruan Rosberg në rrjetet sociale. "Këtë moment do ta shijoj tërësisht"

Vendimi të hënën

"Vendimin e kam marrë ditën e hënë", shkruan Rosberg duke shtuar se vendimin e ka marrë për shkaqe familjare. "Në të kaluarën kemi hequr dorë nga shumë gjëra,

për të arritur këtë qëllim të madh. Falënderoj pa masë gruan time Vivian, e cila ka pasur kaq shumë mirëkuptim".

Karrierën e tij në Formula 1 e ka filluar në vitin 2006. Më 2012 ai fitoi garën e parë Grand Prix. Me Hamiltonin kanë qenë partnerë dhe konkurrentë shumë të mëdhenj në tri vitet e fundit. Dy herë britaniku ishte më i mirë, ndërsa sivjet fitoi Rosberg.

Shefi i Mercedesit, Toto Wolff shprehu mirëkuptim për këtë vendim të papritur të Nico Rosbergut, duke e quajtur një "karakter të fuqishëm". Por Mercedesi nuk ka qenë i përgatitur për këtë hap. Deri tani nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Rosbergun vitin e ardhshëm.